LAJMI I FUNDIT:

Zauri i Lazios bëhet hero, shpëton një vajzë

Zauri i Lazios bëhet hero, shpëton një vajzë

Futbollisti i Lazios, Luciano Zauri, është bërë hero pasi ka nxjerrë nga pusi një vajzë shtatëvjeçare në një restorant në Romë.

Mbrojtësi i krahut, të dielën kishte shkuar në një restorant me disa miq për të festuar ditëlindjen e tij të 35-të dhe në vend të festimit është gjendur në rolin e shpëtimtarit.

Shtatëvjeçarja Giulia kishte shkuar në tualet dhe përmes dyshemesë së drurit ka rënë në bodrumin e restorantit, ku gjendej një pus katër metra i thellë.


Pasi e kanë dëgjuar zhurmën të gjithë mysafirët e restorantit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Zauri ka kërcyer në ujin e ftohtë dhe e ka nxjerrë vajzën e frikësuar, e cila nuk dinte not.

Për koincidencë, Giulia është mbesa e ish-futbollistit të Juventusit dhe Romës, Zbigniew Boniek (aktualisht president Federatës Polake të Futbollit) dhe vajza e ish-tenistit italian, Vincenzo Santopadre. /Telegrafi/