LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula pjesë e jurisë në #InstaKosova

Ledri Vula pjesë e jurisë në #InstaKosova

Ledri Vula i është bashkuar pjesëtarëve të jurisë për garën kombëtare “#InstaKosova”, e cila vlerëson foton më të mirë të bërë nga vet kosovarët, e cila është shfaqur në rrjetet sociale.

Ky projekt është mundësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në kuadër të pesë-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse është larguar nga muzika, për t’u bërë regjisor, Ledri duket se po ia sheh edhe hairin këtij ndryshimi.


Me titullin regjisor, Ledri u bë pjesëtar i jurisë e cila do të përzgjedhë foton më të mirë të bërë nga kosovarët, ku vendi i parë do të marrë si çmim 800 euro. /Telegrafi/