LAJMI I FUNDIT:

Ledina Çelo i rikthehet skenës

Ledina Çelo i rikthehet skenës

Ledina Çelo ka publikuar videoklipin më të ri të saj, të parin pas një kohe të gjatë që u shkëput nga skena shqiptare.

Në bashkëpunim me Max Production, Ledina Çelo u rikthye nga Gjermania dhe realizoi klipin më të ri të saj të quajtur “ Më ndez”, një realizim i përbashkët me Dren Abazi.

Në këtë klip, shfaqet edhe vet këngëtarin kosovar Dren Abazi, pjesëtari i grupit Zig Zag Orkestra, i cili edhe më parë ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë nga Shqipëria.


Ledina së fundi kishte lënë anash muzikën për t’iu përkushtuar jetës private, sidomos në rritjes e fëmijës së saj të parë. /Telegrafi/