Opozita në Serbi dhe analistët vlerësojnë se politika e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës ka dështuar, sepse vendimet e mëparshme të presidentit të Serbisë kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës.
Aleksandr Radovanoviq nga Lëvizja Qytetarët e Lirë thekson se largimi nga institucionet e Kosovës përkeqësoi edhe më shumë situatën.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se kur serbët e braktisën institucionet e Kosovës në vitin 2022, ne paralajmëruam se kjo ishte një gabim katastrofal. Tani kërkon kthimin në gjendjen përpara asaj vendimi dhe kur kjo të ndodhë, do të shpallë një fitore të re, sikur të ketë arritur diçka epokale, ndërsa në fakt vetëm ka rikthyer gjendjen e mëparshme”, tha Aleksandar Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë për RTK-në.
Edhe ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq, kritikon politikën e Vuçiqit, duke theksuar korrupsionin brenda regjimit.
“Për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin sigurohet punë në tenderë të kurdisur në Beograd me vlerë mbi një miliard euro, ndërsa për fëmijët në Kosovë jepen vetëm 5.000 dinarë për ushqim”, tha Stefanoviq në një deklaratë.
Aleksandar Vuçiq njoftoi publikun se Serbia kërkon zgjedhje të ndershme dhe të lira ne veri të Kosovës, kthimin e serbeve ne institucione gjyqësore dhe policinë në veri të Kosovës dhe formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Një pjesë e publikut në Serbi vlerëson se këto kërkesa kanë një mesazh politik për përdorim të brendshëm.
Sipas analistit politik Zlatoje Martinov, kërkesat e Vuçiqit nuk sollën asgjë të re.
Ai thekson se Vuçiq kërkon zbatimin e marrëveshjeve, ndërsa vetë nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit.
“Njerëzit mund të shohin se kërkesat e Vuçiqit janë plotësisht të vjetruara për shkak të ngjarjeve të shumta që Vuçiq dhe krijesa e tij Lista Serbe i kanë provokuar qëllimisht, si çështja e targave, bllokadat në pikat kufitare, largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, sulmi terrorist i grupit të Radoiçiqit në Banjskë dhe drama rreth hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër. Këto kërkesa janë të vjetruara pasi ndërkohë kanë ndodhur ngjarje të reja që kanë ndryshuar kornizën ligjore të vendosur nga Marrëveshja e Brukselit”, tha Zlatoje Martinov, analist politik.
Ndër masat, Vuçiq njoftoi se strukturat serbe të mbyllura në veri të Kosovës do të zhvendosen në Serbi, si dhe se do të rritet ndihma financiare për serbët që jetojnë në Kosovë.
Ndërkohë, Qeveria e Serbisë do të angazhohet që të gjitha ministritë përkatëse të fillojnë zbatimin e masave brenda kompetencave të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën
Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj