LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes

Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes

Pas lënies jashtë Procesit të Berlinit, përfaqësues të Gjermanisë kanë nisur të përmendin si mundësi edhe vështirësimin e qasjes së Kosovës në fondet e Planit të Rritjes të BE-së, shkaku i bllokimit të CEFTA-s. Analistë dhe ekonomistë po kërkojnë nga Qeveria që të bashkëpunojë më mirë me Gjermaninë, e cila po kërkon heqjen e masës së sigurisë ndaj importit të mallrave serbe

Ka shkuar një hap tutje paralajmërimi gjerman për masa kundër Kosovës nëse ajo e mban të bllokuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin pasi përmendi rrezikun që Kosova të lihet jashtë Procesit të Berlinit, tani ai ka thënë se në Bruksel i është thënë që mund të vështirësohet edhe qasja në fondet e Planit të Rritjes.


Kjo nëse Kosova vazhdon refuzimin që të heq nuk e heq masën e sigurisë ndaj mallrave serbe.

E nga njohës të politikës po kërkohet që thirrja e Gjermanisë të dëgjohet.

“Kosova duhet të ketë kujdes dhe t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtar. Procesi i Berlinit është iniciativa më e qëlluar për Ballkanin Perëndimor e po ashtu, ka impkat financiar e që do t’i ndihmonte vendet e rajonit për anëtarësim më të shpejtë në BE…Mendoj se ishte gabim i Kryeministrit, lënia jashtë e Kosovës nga CEFTA, është mundësi ideale për të iu bashkuar BE-së”, ka thënë Fidan Ukaj, analist.

Në të kundërt sipas Ukajt, dëmet nuk do të jenë të vogla.

“Lënia jashtë e Kosovës nga CEFTA-s e dëmton rrugën e Kosovës, e largon nga mundësia e përfitimit financiar që përfitojnë vendet e rajonit e gjithashtu, përfiton edhe Kosova. Mendoj që duhet të jemi bashkëpunues, t’i dëgjojmë partnerët ndërkombëtar dhe t’i bashkohem thirrjes së Gjermanisë që të jemi përkrah vendeve të tjera dhe në procesin e Berlinit”, është shprehur Ukaj.

E dëme më të larta vlerësohet se do të pësojë ekonomia e vendit, humbje kjo e cila, sipas ekonomistëve, arrin shifra milionëshe.

“Në këtë kohë krize e inflacioni kur Kosova është e varur nga importi e çmimet janë shumë të larta, besoj se do ishte barrë e papërballueshme për qytetarët. Përjashtimi nga procesi i Berlinit dhe largimi nga CEEFTA është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës…me një lagim të tillë, Kosova ndoshta mund të hub 400 deri në 600 milion euro brenda vitit, një luks të tillë nuk mund ta përballojë Kosova”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Heqjen e masës ndaj mallrave serbe, Gjermania po e kërkon në këmbim me heqjen e UNMIK-ut si përfaqësues i Kosovës në CEFTA, por shteti të përfaqësohet me fusnotë.

Serbia mbetet ndër vendet nga të cilat Kosova importon më së shumti mallra./Tv Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori