LAJMI I FUNDIT:

Mospajtime në kampin opozitar, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme

Mospajtime në kampin opozitar, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj.

“Pro shpërndarjes, dhe të gjitha opsionet e tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese, të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamentare dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha, për RTV Dukagjini.

Në anën tjetër, Lekaj  ka theksuar se “AAK-ja e ka bërë të qartë se është kundër shpërndarjes së parlamentit. Kurti o ka don me i ik përgjegjësisë dhe dështimeve që i ka bërë për këtë mandat dhe po don me hedh fajin te parlamenti i Kosovës që është e padrejtë.”

Lekaj ka shtuar se së pari duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, “e dimë që nuk bëhet, por ky është qëndrimi i Aleancës”.

Ndryshe, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.

Hardinaj e mori si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.

Haradinaj mesazh PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë – kështu bëri me LDK-në
Lexo po ashtu Haradinaj mesazh PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë – kështu bëri me LDK-në

Sipas Haradinajt njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Ai theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.

“Ai nuk është i sinqertë. E ka gradën më të lartë të mashtruesit. Është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboi LDK-në, e lëshoi në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet me të cilin e gllabëroi LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues. Sot Kurti po e shkatërron PDK-në. Po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet, ndaras nga pjesa tjetër e opozitës”, tha kreu i AAK-së, për RTV Dukagjini.

Në trend Lajme

Më shumë
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori