Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.
Hardinaj e mori si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.
Sipas Haradinajt njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Haradinaj theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.
“Ai nuk është i sinqertë. E ka gradën më të lartë të mashtruesit. Është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboi LDK-në, e lëshoi në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet me të cilin e gllabëroi LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues. Sot Kurti po e shkatërron PDK-në. Po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet, ndaras nga pjesa tjetër e opozitës”.
“Votuesit e PDK-së, me mendu që janë bashkë, e nuk ka lidhje a e voton VV-në a PDK-në. Është strategji perfide e VV-së. PDK ka strategji, por është vërtetu që Kurti ka imunitet më të madh kur bashkëpunon me armiqtë e vet. Armiqtë e Kurtit kur bashkëpunojnë pësojnë më shumë. Ka provë i ndodhi LDK-së”, tha ai, për RTV Dukagjini.
“Koalicioni me Nismën është ta ndihmojë krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kur e kam këtë formulu, po tre partitë, kanë formulën e qeverisjes pas zgjedhjeve atëherë çdo minut shkojmë në zgjedhje. Por njëri nga ne i ta ndihmojë Kurtin të shkojë në zgjedhje, pa një kontratë mes nesh të ditës së parë pas zgjedhjeve, është një rrezik e mundësi me ia ndihmu Kurtit edhe një mandat. Nëse njëri nga ne e bëjmë një koalicion me Kurtin si të shkojmë në zgjedhje, kur s’është e tërë opozita, atëherë shihet se uniteti ynë pas zgjedhjeve nuk ekziston”, tha ai.
Haradinaj tha se është e domosdoshme një marrëveshje paszgjedhore mes partive opozitare.
“Nuk është që nuk komunikojmë… Frika ime është që kur të kryhen zjgdhjet ne nuk kemi marrëveshje opozitare, në këtë situatë po ia bëjmë të lehtë Kurtit të ndarë, njëri i ka ndihmu me shku në zgjedhje tjerët jo, po ia bëjmë më të lehtë të bashkëpunojë me njërin nga ne, dyshimet lindin që PDK po ndihmon…”.
Ai ka paralajmëruar një koalicion mes partive opozitare pas zgjedhjeve të ardhshme kurdo që mbahen ato.
Haradinaj ka thënë se tashmë dihet se opozita mund të krijojë shumicën parlamentare edhe nëse VV-ja del e para.
Sipas tij vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje kur dëshiron kryeministri Albin Kurti, derisa ka thënë se partia e tij nuk e përkrah iniciativën e PDK-së, për shpërndarje të Kuvendit.
“Nuk jemi pjesë e kësaj iniciative për të shpërndarë kuvendin, na mungojnë disa qartësi. Rëndësinë e parë është që opozita në cilindo veprim ta ndërmerr së bashku. Koha e mocioni që e patëm propozu s’morëm përkrahjen e partive opozitare, megjithatë jemi përkujdes ta ruajmë bashkëpunimin mes opozitës jo vetëm në parlament. Të tria partitë jemi opozitë, mendoj se bashkëpunimi duhet bëhet për ditën pas zgjedhjeve”.
“Nëse opozita s’ka ra dakord në të kaluarën me shku në një listë, përkundër faktit që brenda parlamentit bashkëpunojmë mirë. Atëherë bashkëpunimi duhet të bëhet pas zgjedhjeve, është e ditur që opozita e Kosovës mund të krijojë shumicë pas zgjedhjeve”, tha Haradinaj, për RTV Dukagjini.
Ai ka kërkuar koordinim nga partitë opozitare në mënyrë që një ditë pas zgjedhjeve ta kenë përgjigjen e tyre në lidhje me qeverisjen e vendit.
“Mendoj se më e rëndësishme për Kosovën është të dihet çka ndodhë pas zgjedhjeve… Opozita duhet ta ketë përgjigjen çfarë i ofron vendit një ditë pas zgjedhjeve. Aktualisht Kurti e ka nxitim të shkohet në zgjedhjeve, sepse ai mendon që e ka përgjigjen pas zgjedhjeve. Opozita e ka me rëndësi ta ketë përgjigje çka do të ndodhë pas zgjedhjeve…”.
“Është e nevojshme t’i ndërpritet dje [Kurtit qeverisja], jo sot. Është e nevojshme që me këtë ndërprerje të mos kemi Kurti 3. Institucionet t’i krijojë opozita, veprimet tona me shku në zgjedhje duhet të jenë veprime që kanë përgjigje një ditë pas zgjedhjeve. Mund ta dërgojmë Kurtin në shpi atij kur i konvenon”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/britaniku-380x233.jpg)
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rrefimi-i-reporterit-380x233.jpg)
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/dhermi-380x233.jpg)
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
![Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/osmani-harris-380x233.jpg)
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes