LAJMI I FUNDIT:

Dy yjet e Realit për pak sa nuk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa nuk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Aurenlien Tchouameni dhe Lucas Vazquez pothuajse humbën fluturimin e tyre për në Madrid me pjesën tjetër të skuadrës pasi u ndaluan për teste droge nga UEFA, thotë El Chiringuito TV.

Të dy lojtarët iu nënshtruan testeve të dopingut larg shokëve të tyre për disa kohë përpara se të lejoheshin të largoheshin.

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit
Lexo po ashtu Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Në atë moment, ishte vonë, ata mund të kishin humbur fluturimin e tyre për në Spanjë. Skuadra e Real Madridit tashmë është nisur drejt aeroportit.

Megjithatë, të dy lojtarët arritën në kohë për t’u ribashkuar në grup dhe për të shmangur situatën e kthimit në bazën e tyre veçmas nga shokët e tyre.

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Lexo po ashtu Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Carlo Ancelotti vendosi t’u japë lojtarëve të tij të Real Madridit një pushim një-ditor nga stërvitja pas ndeshjes mendore dhe fizike në Mynih.

Real Madridi e përfundoi ndeshjen e parë kundër Bayernit me një barazim 2-2, i cili vendos barazimin në tehun e thikës në ndeshjen e dytë në Madrid javën e ardhshme. /Telegrafi/