LAJMI I FUNDIT:

Xhaka shënoi nga 30 metra largësi, gruaja e tij reagon për golin fantastik që vulosi titullin

Xhaka shënoi nga 30 metra largësi, gruaja e tij reagon për golin fantastik që vulosi titullin

Gruaja e Granit Xhakës, ka reaguar pas golit fantastik të këtij të fundit në ndeshjen Bayer Leverkusen kundër Werder Bremen.

Leonita, e cila ishte e pranishme në tribunat e stadiumit, publikoi një foto duke shprehur entuziazmin për golin e Xhakës.


Futbollisti shqiptar, në minutën e 60-të, shënoi një gol prej 30 metrave distancë, të fushës së blertë.

Skuadra e Xhakës, Bayer Leverkusen përmbylli fitoren me rezultat 5-0, duke fituar kështu përfundimisht titullin e Bundesligës.

Si të mungonte një perlë e Granit Xhakës në festën e titullit te Bayer Leverkusen – mesfushori shqiptar shënon me stil nga 30 metra
Lexo po ashtu Si të mungonte një perlë e Granit Xhakës në festën e titullit te Bayer Leverkusen – mesfushori shqiptar shënon me stil nga 30 metra

Entuziazmi i tifozëve pas fitores së Leverkusenit ka vërshuar stadiumin BayArena kjo pasi ekipi fitoi titullin e parë në historinë e tyre 120-vjeçare. /Telegrafi/