LAJMI I FUNDIT:

Klitschko për luftën në Ukrainë: Kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm

Klitschko për luftën në Ukrainë: Kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka kërkuar urgjentisht furnizime të mëtejshme me armë nga aleatët e Ukrainës për të shmangur sulmet e intensifikuara ruse në vend.

“Kjo është një luftë burimesh dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbështetje nga partnerët tanë. Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha Klistchko.


“Ne nuk kemi mjaftueshëm armatim. Ka sulme çdo ditë dhe rusët po na e shkatërrojnë infrastrukturën. Kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm”, shtoi kryetari i Kievit.

Sipas kryetarit të Kievit, presidenti rus Vladimir Putin ka filluar të djegë vendin në mënyrë që ta bëjë jetën në Ukrainë të pamundur, pasi vendi ka mbetur pa ujë dhe energji elektrike, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Ne po mbrojmë secilin prej jush. Vetëm në Kiev ku janë vendosur më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore se kudo tjetër, më shumë se 800 ndërtesa janë shkatërruar dhe më shumë se 200 civilë janë vrarë”, tha ukrainasi.

Ndryshe, edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar furnizimin e vendit me armë perëndimore për të shmangur sulmet ajrore ruse.

Kjo pasi sulmet me raketa kanë shkatërruar termocentralet dhe kanë dëmtuar objektet dhe linjat elektrike në Ukrainë. Bëhet e ditur se me bombardime të rënda po përballet veçanërisht rajoni lindor i Kharkivit.

Klitschko shtoi gjithashtu se nuk sheh ndonjë shans për negociata midis Ukrainës dhe agresorit rus, andaj opsioni i vetëm mbetet vija e parë e frontit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori