Opozita e ka quajtur të kontrabanduar Projektligjin për tekste shkollore, projektligj ky që ka kaluar në lexim të parë.
Javën e kaluar partitë opozitare kanë lëshuar punimet e Komisionit për Arsim, pasi sipas tyre, Projektligji në lexim të parë në Kuvend nuk ka pasur votat e mjaftueshme dhe derisa kjo çështje është diskutabile nuk mund të vazhdohet tutje.
E i njëjti Komision ka mbajtur sërish sot mbledhje ku ka miratuar 11 amendamente.
Edhe kjo mbledhje e Komisionit është mbajtur pa praninë e opozitës, pas këta të fundit kanë kërkuar që të mos vazhdohet me punën në Grupin punues derisa të ketë një përgjigje konkrete nga Sekretaria e Kuvendit lidhur me votat për këtë Projektligj.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ditë më parë ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.
Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.
“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ishte shprehur Kastrati.
E sot pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, lidhur me Projektligjin për Tekste shkollore dhe se a i pati votat e mjaftueshme në Kuvend kur kaloi në lexim të parë kanë folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i LVV-së, njëherësh kryetar i Komisionit për Arsim, Ardian Gola.
Për ministren Nagavci, Projektligji do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë, ndërsa foli edhe për ata nëse ky Projektligj ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvend.
“Është një Projektligj tejet i rëndësishëm i cili domosdoshërisht do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim… Këto janë çështje të Kuvendit për të cilat unë besoj që ata do t’i adresojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, administrata e Kuvendit të cilët kanë obligim ligjorë që të sigurohen për këto çështje…”, tha ajo.
Lidhur me pretendimet e opozitës se Projektligji për tekstet shkollore nuk ka pasur votat e duhura në Kuvend gjatë leximit të parë është deklaruar edhe deputeti i LVV-së, Gola.
“Nuk kam informata nëse ka ndonjë përgjigje, dhe përderisa nuk kemi informatë zyrtare dhe ndonjë vendim i cili e shfuqizon vendimin pararendës të kryetarit të Kuvendit obligohemi të zhvillojmë tutje procedurën pasi që vendimi i kryetarit të Kuvendit që e pasqyron votimin asaj dite, dhe për aq sa ai vendim është i plotfuqishëm neve na obligon, procedura është automatike nuk mundemi me e ndal”, tha ai.
Sipas Golës, nëse ka ndonjë vendim atëherë kthehen prapa.
“Nëse ka ndonjë vendim atëherë kthehemi prapa, por është e pakuptimë që ne të pezullojmë punën vetëm se është shfaqur një dilemë, një hamendësim….”, ka thënë Gola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore