LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.


“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ka thënë Kastrati.

Opozita bojkoton Grupin punues për tekstet shkollore
Lexo po ashtu Opozita bojkoton Grupin punues për tekstet shkollore

Tutje ai ka theksuar se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Ai e publikoi edhe një video të seancës në fjalë ku shihet se nuk ka pasur kuorum.

“Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”, tha ai.

Në videon e publikuar nga Kastrati shihen të kenë marrë pjesë vetëm 60 deputetë në votim

Deputeti Kastrati po ashtu ka folur për ministren Arbërie Nagavci, për të cilën tha se do të shihet se për çfarë interesa po tenton ta kaloj një projektligj sipas tij të kontrabanduar.

“Pyetja që duhet shtruar është: Pse Arbërie Nagavci po i jep zor për ta kaluar këtë ligj të kontrabanduar? Ajo madje ka prodhuar edhe episoda humori ku vetëm me dy deputete të VV-së ( me prezencë të saj ) i votojnë amandamentet por pa prezencën e deputetëve të tjerë të pozitës dhe opozitës. Mjerim dhe komedi! Shumë shpejt do ta kuptoni se ku është zori dhe interesat pas këtij presioni!”, tha Kastrati. /RTV Dukagjini/

Në videon e publikuar nga Kastrati shihen të kenë marrë pjesë vetëm 60 deputetë në votim

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori