Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror

Ditën e sotme është fikur përkohësisht sistemi i trafikut ajror në Shqipëri, për shkak të të një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.
Sipas njoftimi defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohet për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë.
Ndërkohë Albcontrol njofton se pas orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre.
Njoftimi:
Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror.
Ekspertët e Albcontrol kane marrë tē gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë.
Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit nē kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë./Vizion+




































