Gradohen tre gjeneralët e rinj të FSK-së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar tre gjeneralët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Arife Halilin, Astrit Halitin dhe Mehmet Lladrovcin.
Haxhiu ka marrë pjesë në ceremoninë e gradimit të tyre, ndërsa përmes një postimi ka shprehur bindjen se gjeneralët e rinj do t’i shërbejnë me profesionalizëm dhe dinjitet Republikës së Kosovës.
“Urime gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci. Jam e bindur që me profesionalizmin, përvojën dhe përkushtimin tuaj do t’i shërbeni me nder dhe me dinjitet Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Nga
Telegrafi
29 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































