LAJMI I FUNDIT:

Pesë të lënduar nga sulmet e ariut në vetëm tri ditë – qyteti sllovak shpall gjendje të jashtëzakonshme

Pesë të lënduar nga sulmet e ariut në vetëm tri ditë – qyteti sllovak shpall gjendje të jashtëzakonshme

Pesë persona janë lënduar nga sulmet e ariut në Sllovaki në vetëm tri ditë, kanë njoftuar zyrtarët e vendit.

Kjo ka mjaftuar që vendi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe autoritetet të propozojnë riklasifikimin e statusit të kafshëve në listën e specieve të mbrojtura.


Pas incidentit të djeshëm, një grua 49 vjeçare dhe një burrë 72 vjeçar janë trajtuar për lëndime në spital.

Ndërsa një vajzë 10 vjeçare dhe dy të rritur të tjerë kanë pësuar gërvishtje dhe mavijosje gjatë sulmit të sotëm, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos largohen nga zonat e banuara pasi ariu është ende i lirë, edhe pse po ndiqet nga gjashtë patrulla të armatosura.

“Ne jemi një qytet mes maleve, por ende një qytet. Nuk mund të lejojmë që një ari të sulmojë pesë persona në qendër në mes të ditës”, tha udhëheqësia e qytetit verior të Liptovský Mikuláš.

Incidenti erdhi pasi një grua 31 vjeçare nga Bjellorusia e identifikuar si Tatiana, vdiq teksa përpiqej t’i shmangej ariut kafe në malin Tatra të të njëjtit qytet.

Ndryshe, mbrojtja e mjedisit në Evropën Qendrore dhe Linore ka bërë që arinjtë të kthehen në habitatet e tyre natyrore nëpër malet Karpate, të cilat shtrihen nga Rumania, përmes Ukrainës perëndimore, në Sllovaki dhe Poloni.

Në përpjekje për t’u mbrojtur nga sulmet e vazhdueshme, ministri i ri i mjedisit, Filip Kuffa, ka propozuar një projektligj i cili lejon vrasjen e arinjve jashtë zonave urbane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori