Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se për muajin mars do të fillojë kalkulimin dhe shpërndarjen e faturave me matje sipas konsumit për një mijë konsumatorë.
Sipas njoftimit, këta konsumatorë janë përzgjedhur rastësisht, sipas një mostre reprezentative në ato lagje, ku është i shtrirë rrjeti i ngrohjes, përkatësisht tek një pjesë e konsumatorëve, ku tanimë janë instaluar pajisjet matëse.
“Këta klientë do t’i marrin dy fatura në pliko, një faturë reale të faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse dhe një draft faturë krahasuese sipas konsumit”, thuhet në komunikatën për media.
Termokosi më tej ka bërë të ditur se me dërgimin e këtyre faturave testuese fillon edhe fushata sensibilizuese e fokusuar në promovimin e kursimit dhe ndryshimit të shprehive për shfrytëzimin e ngrohjes.
“Faturat e dizajnuara sipas konsumit, tashmë janë aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. ‘Termokos’ është në proces të vazhdueshëm të testimit të softuerit dhe komponenteve tjera të projektit ‘Prishtina Heatsave’. Deri më tani 17.500 banesa kanë përfituar nga pajisjet falas në banesat e tyre, përfshi termokokat moderne, që kontrollojnë nivelin e ngrohjes”.
Ndërmarrja ka aplikuar tek të gjithë konsumatorët, që në dy javët e ardhshme të kursejnë maksimalisht ngrohjen, në mënyrë që të analizohen dhe krahasohen nivelet e konsumit individual, por edhe kolektiv.
“Këto 1.000 familje, që do të marrin faturën model do të kenë mundësi t’i analizojnë shpenzimet e veta sipas faturës me metra katrorë dhe asaj sipas konsumit”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Derisa, të dhënat fillestare analitike dëshmojnë se shumica e konsumatorëve kanë filluar të kursejnë, Termokosi ka apeluar që nga sezoni ngrohës 2024/2025 kursimi të jetë shprehi e vazhdueshme.
“Ngrohja në të ardhmen do të kalkulohet sikurse edhe rryma apo uji, me matje. Sa më shumë kursehet, aq më pak paguhet. Draft faturat testuese të konsumit, që do të shpërndahen me faturat e zakonshme të marsit kanë një shirit të kuq dhe nuk janë paraparë të paguhen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3