Mungesa e mësimit shqip në shkollën fillore “Njegosh” detyron fëmijët shqiptar të mësojnë maqedonisht
Mos lejimi i mësimit shqip nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës së Gazi Babës ka detyruar disa nga nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë janë në klasë të gjashtë të vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase.
Nga Këshilli i prindërve thanë për Alsat se nga gjithsej 13 nxënës të klasës së gjashtë, 2 janë rikthyer në mësim maqedonisht në shkollën “Njegosh”, 2 të tjerë kanë vazhduar në shkollën e fshatit Ognjancë ndërsa të tjerët vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “ Kongresi i Manastirit” në Çair, për të cilën ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e paralajmëroi si zgjidhje të përkohshme.
Gjithashtu, Shaqiri kishte paralajmëruar para prindërve dhe nxënësve se zgjidhja e problemit do të arrihet në nisjen e gjysmëvjetorit të dytë, respektivisht do të hapet paralelja shqipe për klasën e gjashtë.
Pesë muaj pas këtij premtimi zgjidhje e problemit nuk është arritur. Drejtori i shkollës “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni tha për Alsat se deri më sot nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim se deri kur nxënësit e Idrizovës do të ndjekin mësimin në këtë shkollë.
“Ne do t’ju dalim në ndihmë deri në fund mirëpo shkresë se deri kur do të qëndrojnë fëmijët këtu ende s’kemi. Kur të vjen shkresa ato do të shkojnë në shkollën e tyre nëse ju plotësohen kushtet atje. Përderisa nuk u plotësohen ato do të qëndrojnë këtu, nëse duhet edhe deri në fund të vitit shkollor, vitin e ardhshëm ta shohim. Fëmijët të rregullt janë, kanë transport të organizuar, vijnë me prindërit, i sjellin me vetura dhe i bartin prapë”, tha Faik Xhoni, drejtor i sh.f “Kongresi i Manastirit”.
Për rastin e Idrizovës tashmë kanë reaguar Avokati i Popullit, Komisioni për Parandalim dhe mbrojtje nga Diskriminimi si dhe Inspektorati i Arsimit.
Madje, ky i fundit ka konfirmuar se në shkollën “Njegosh” në Jurumleri ka hapësira të mjaftueshme për hapjen e paraleleve shtesë, në këtë rast hapjen e paraleles së gjashtë më mësim në gjuhën shqipe.
Pavarësisht paralajmërimeve dhe vërejtjeve, nga Komuna e Gazi Babës nuk ka asnjë lëvizje për zgjidhjen e çështjes, përveç kërkesës së dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për tokën ku parashikohet ndërtimi i një objekti shkollor për nxënësit e Idrizovës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë