LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen prapaskenat dhe telefonata që kishte Mourinho me Pellegrinin – Portugezi dyshonte se kapiteni e shkarkoi nga Roma

Zbardhen prapaskenat dhe telefonata që kishte Mourinho me Pellegrinin – Portugezi dyshonte se kapiteni e shkarkoi nga Roma
TIRANA, ALBANIA - AUGUST 12: AS Roma coach Josè Mourinho and Lorenzo Pellegrini prior the pre-season friendly match between Partizani Tirana and AS Roma at Air Albania Stadium on August 12, 2023 in Tirana, Albania. (Photo by Fabio Rossi/AS Roma via Getty Images)

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim në kryeqytetin italian.

Shkarkimi i Mourinhos erdhi pas dy humbjeve të rënda që pësuan Giallorosët, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë nga rivali lokal Lazio dhe duke u mposhtur në San Siro nga Milani.


Portugezi kishte vendosur që unazën që ia kishin blerë lojtarët për 60 vjetorin e lindjes ta linte te dollapi i kapitenit Lorenzo Pellegrini, pasi kishte dyshuar se ishte mesfushori italian që ia ktheu shpinën.

Megjithatë gazeta e afërt me Romën, ‘Il Romanista’ ka dalë me një shkrim special duke pretenduar se di bisedën mes kapitenit të Romës dhe trajnerit portugez.

Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma, ia la unazën e fitimit të trofeut në dollap lojtarit të cilin e ngriti në qiell: Kur të bëheni burra ma ktheni
Lexo po ashtu Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma, ia la unazën e fitimit të trofeut në dollap lojtarit të cilin e ngriti në qiell: Kur të bëheni burra ma ktheni

Një raportim i ri nga edicioni i sotëm i “Il Romanista” zbulon se çfarë ndodhi në Trigoria ditën që Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të skuadrës.

Gazetari Daniele Lo Monaco tregon se gjithçka nisi më 16 janar kur Presidenti Dan Friedkin i komunikoi Mourinhos vendimin e klubit për ta shkarkuar atë me efekt të menjëhershëm.

Ndërkohë, disa lojtarë mbërritën në Trigoria pasi dëgjuan për shkarkimin e Mourinhos.

Synimi i lojtarëve ishte të takoheshin me Mourinhon dhe të bisedonin me të para largimit, por “Special One” nuk ishte i prirur për këtë, duke synuar të largohej sa më shpejt nga Trigoria.

Më pas, kur u kthyen në Trigoria për stërvitje pasdite, Pellegrini gjen një unazë në dollapin e tij (jo atë të Ligës së Konferencës, por atë që lojtarët i kishin dhuruar trajnerit për ditëlindjen e tij të 60-të), me një shënim të pakëndshm: “Shpresoj që të fitosh shumë në të ardhmen, gjithashtu shpresoj që të bëhesh një njeri më i mirë.”

Italiani i zhgënjyer nga gjesti i Mourinhos, vendosi ta telefononte menjëherë derisa Mourinho filloi i pari bisedën: “Më thanë që fole me presidentin dhe i tha se ishte e drejtë të më largonin dhe të emëronin De Rossin në vendin tim”.

Jose Mourinho lidhet me një rikthim befasues në postin e trajnerit, kësaj radhe te gjiganti i Bundesligës
Lexo po ashtu Jose Mourinho lidhet me një rikthim befasues në postin e trajnerit, kësaj radhe te gjiganti i Bundesligës

Kapiteni i Romës i tha trajnerit se ka mbetur i zhgënjyer dhe asnjëherë nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Trajner, ti po më zhgënjen. Unë kurrë nuk kam ëndërruar të bëj diçka të tillë. Askush nuk më pyeti, mbërrita në Trigoria këtë mëngjes duke menduar se do të punoja me ju. Kjo është e vetmja e vërtetë, je i lirë të besosh atë që dëshiron, por nuk ndodhi kështu.”

Reagimi i kapitenit ishte shumë bindës për t’u injoruar. Kështu që Mourinho i tha: “Atëherë kërkoj falje nëse ju ofendova, për mua përfundon këtu”, tha Mourinho sipas asaj që ka raportuar ‘Il Romanista’. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori