LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma, ia la unazën e fitimit të trofeut në dollap lojtarit të cilin e ngriti në qiell: Kur të bëheni burra ma ktheni

Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma, ia la unazën e fitimit të trofeut në dollap lojtarit të cilin e ngriti në qiell: Kur të bëheni burra ma ktheni

E gjithë bota e sportit u shokua kur Roma shkarkoi Jose Mourinhon, pas dy humbjeve radhazi nga Lazio për Kupën e Italisë dhe nga Milani në kampionat.

Trajneri portugez , Jose Mourinho dyshon se është tradhtuar nga futbollistët kur u shkarkua nga Roma dhe kur u largua la pas unazën që mori pas fitimit të Ligës së Konferencës.

Mourinho u shkarkua në janar pas një disfate të dhimbshme si mysafir ndaj Milanit, kur ishte 3:1 për verdhekuqtë dhe kështu i dha fund “mandatit” te klubi romak, i cili zgjati 30 muaj.


Shkarkimi i portugezit nuk i ka pëlqyer tifozëve të Romës, por ish-futbollisti Daniele De Rossi mbërriti si zëvendësues dhe fitoi sërish zemrat e tyre.

E duket se ‘Special One’ e di lojtarin i cili e tradhtoi dhe mori pjesën tjetër të grupit pas për ta bojkotuar trajnerin portugez. Është kapiteni Lorenzo Pellegrini të cilin Mourinho e kishte ngritur në qiell duke thënë disa herë se po të kishte 11 futbollistë si ai do t’i vendoste në formacionin titullar.

Il Messaggero shkruan se kur Mourinho u largua nga qendra stërvitore në Trigoria, ai la një unazë në dollapin e futbollistit Lorenzo Pellegrini dhe është unaza që skuadra i dha pas fitimit të kompeticionit të lartpërmendur. Mesa duket ai është ndjerë i tradhtuar nga lojtarët, të cilët kanë mbështetur menjëherë përzgjedhjen e De Rossit.

Përveç unazës Mou kishte lënë edhe një foto me të cilën shkruante një mesazh i fuqishëm: “Kur të bëheni burra ma kthen”, ka shkruar Mou.

Nuk ishte vetëm shkaku i rezultateve të dobëta, zbulohen lojtarët që ia kthyen shpinën Mourinhos
Lexo po ashtu Nuk ishte vetëm shkaku i rezultateve të dobëta, zbulohen lojtarët që ia kthyen shpinën Mourinhos

Kapiteni i Romës këtë edicion nuk ka treguar formën e tij më të mirë dhe me tu larguar Mou, ai shkëlqeu me dy gola në dy ndeshjet e fundit.

Kjo gjë e konfirmon se Pellegrini ka qenë ndër lojtarët që ka qenë kundër Mourinhos kohëve të fundit dhe duket se Special One e di mirë këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori