LAJMI I FUNDIT:

Misteri i dritës në spitalin e braktisur mbetet ende i pazgjidhur

Misteri i dritës në spitalin e braktisur mbetet ende i pazgjidhur

Misteri i një drite të frikshme në një spital të “braktisur” ka mbërthyer të gjithë që nga viti 2015 kur u pikas për herë të parë.

Kjo dritë misterioze ishte parë në një spital të New Orleans që kishte mbyllur më shumë se 8 vjetë duke tronditur internetin, transmeton Telegrafi.


Drita që dukej si një pemë e vogël Krishtlindjeje ishte raportuar fillimisht nga Mike Arbon.

Derisa imazhet kishin mbushur internetin, policia u përfshi në rast dhe u përpoq ta zgjidhte çështjen.

Policia pati thënë se kishte hyrë dikush dhe kishte varur disa dërrasa me ndriçim në dritare.

Sidoqoftë, zyrtarët nuk arritën ta arrestonin të dyshuarin duke e cilësuar rastin si mister ende në ditën e sotme. /Telegrafi/