LAJMI I FUNDIT:

Kujt i konvenon më shumë përballja Kurti-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit, flasin ekspertët

Kujt i konvenon më shumë përballja Kurti-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit, flasin ekspertët

Sonte në Këshillin e Sigurimit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, pas vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës.

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, derisa Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.


Ish-inspektori i AKI-së, avokati Shkelzen Sopjani thotë se kjo mbledhje më shumë e favorizon Kosovën se Serbinë, pavarësisht se takimi është thirrur nga kjo e fundit.

“Arsyetimi formal ishte shkelja e rezolutës 1244, dhe kjo e favorizon Kosovës pasi vet Serbia po e faktorizon Kosovën si një shtet që po e shkel një rezolutë. Por nga ana tjetër po diskutohet për një çështje si dinari, që është çështje e brendshme e Kosovës”.

Kryeministri Kurti udhëton për në SHBA - merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, aty është edhe Vuçiq
Lexo po ashtu Kryeministri Kurti udhëton për në SHBA - merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, aty është edhe Vuçiq

“Unë e shoh këtë takim si diçka shumë më të mirë për Kosovën se për Serbinë, pasi vihen përballë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Takimi do të ketë drama duke ditur qasjen edhe të akterëve. Takimi do t’i bëjë reklamë Kurtit, pasi ai do të dijë mirë ta përdorë këtë takim”.

Megjithatë Sopjani thotë se janë shumë me rëndësi të shihen deklaratat e partnerëve për dinarin sidomos të SHBA-së.

“Unë besoj se deklarimet e SHBA-së do të jenë në favorin tonë si gjithmonë. Por me rëndësi janë edhe deklaratat e Sllovenisë dhe Zvicrës. Nuk çuditem se deklaratat e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë në favorin tonë”, ka shtuar tutje Sopjani.

Derisa njohësi i çështjeve politike në vend, Driton Lajçi, ka thënë se diskutimi për çështjen e Kosovës në Këshill të Sigurimit më shumë i shkon përshtati Serbisë.

Ai tha se në Këshill të Sigurimit diskuohet vetëm për vendet që cilësohen si vatra krize.

Sipas tij Kosovës nuk i përshtatet diskutimi ku cilësohet si “temë e pazgjidhur”.

“Mbledhjet e KS për Kosovën kur thirren të kësaj natyre Kosova nuk është në pozicion të favorshëm. Qëndrimi i ShBA, Britanisë dhe Francës, që për ato raportet 6 mujore të ketë sa më pak. Në momentin që je në agjendë ti je temë globale, më mirë me pas Kosovë në OKB se në Këshill të Sigurimit, sepse je temë e pazgjidhur. Nëse e shihni agjendën, është Siria, Ukraina, Jordania, kjo e dëmton imazhin e Kosovës, sepse je temë e pazgjidhur dhe Kosova përmendet si vatër krize”, tha ai.

Sa i përket imazhit, sipas tij kjo është një fitore e Serbisë sepse përpiqet ta paraqes Kosovën si vatër krize.

Por ai ka theksuar se “e vërteta e Kosovës nuk mund të shihet përmes syve të Beogradit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë sonte në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë.

Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ndërkohë, Presidenca serbe njoftoi të enjten se në seancë do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori