LAJMI I FUNDIT:

“Dëgjoni djema, ndaloni së mashtruari”, ministri rus i Mbrojtjes filmohet duke kritikuar menaxhmentin e fabrikës së municionit

“Dëgjoni djema, ndaloni së mashtruari”, ministri rus i Mbrojtjes filmohet duke kritikuar menaxhmentin e fabrikës së municionit

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u ka thënë prodhuesve të armëve që të “ndalojnë së mashtruari” dhe se duhet të rrisin prodhimin e sistemeve të artilerisë.

Shoigu vizitoi fabrikat e armëve në Yekaterinburg në Urale të martën dhe tha se Rusia po rrit prodhimin e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore, pas një serie sulmesh me dron ukrainas që synonin qytetet dhe infrastrukturën energjetike.


Në një video që u publikua të mërkurën, Shoigu kritikoi menaxhimin e një fabrike për mosprodhimin e mjaftueshëm të artilerisë, transmeton Telegrafi.

Parlamenti rus miraton ligjin e ri, me të mundësohet konfiskimi i pasurisë se atyre që janë kundër luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Parlamenti rus miraton ligjin e ri, me të mundësohet konfiskimi i pasurisë se atyre që janë kundër luftës në Ukrainë

“Dëgjoni, ndaloni së mashtruari, djema. Ishim të zënë me këtë në vitin 2022. Këto makina duhej të punonin me kapacitet të plotë në vitin 2023. Do të doja që brenda një jave të marr propozime se si do t’i arrijmë standardet e përcaktuara nga presidenti… Kjo duhet bërë, sepse të gjitha këto urdhra kanë të bëjnë me kryerjen e detyrave shumë specifike në fushëbetejë”, tha ai.

Drejtori tha se fabrika ka rritur tashmë gjashtëfish prodhimin në dy vitet e fundit.

Rusia e ka vënë ekonominë e saj në një bazë lufte dhe ka kaluar fabrikat e mbrojtjes në prodhim 24-orësh për të përmbushur nevojat e forcave të saj në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori