LAJMI I FUNDIT:

U tha se Barcelona mund të punësoj Kloppin, si mund të rreshtohen blaugranasit nën urdhrat e tij?

U tha se Barcelona mund të punësoj Kloppin, si mund të rreshtohen blaugranasit nën urdhrat e tij?

Shumë tifozë të Barcelonës janë duke ‘ëndërruar’ për emërimin e Jurgen Klopp si trajner i ekipit të tyre, pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga Liverpooli.

Gjermani e ka bërë të qartë se do të donte të largohej nga futbolli për një vit, kështu që ne kemi imagjinuar se si Barcelona mund të rreshtohet me të si trajner në vitin 2025.



Portier: Marc-Andre ter Stegen

Të kesh një portier të mirë është diçka e rëndësishme, Klopp kishte kaluar shumë orë duke treguar se si Alisson e ka shpëtuar ekipin e tij disa herë gjatë ndeshjeve.


Mbrojtës i djathtë: Joao Cancelo

Njësoj si Trent Alexander-Arnold, portugezi është më i mirë në ofanzivë se sa në defanzivë, ai do të ishte njëri ndër kreatorët kryesor të Barcelonës nën urdhrat e Kloppit.


Qendërmbrojtësit: Ronald Araujo and Jules Kounde

Araujo dhe Kounde janë dy mbrojtës të jashtëzakonshëm, nuk ka asnjë mënyrë që Klopp nuk do të llogariste tek ta, ani pse forma e tyre këtë sezon nuk është aq e mirë.

Nëse dyshja e rikuperojnë formën e tyre, ata mund të jenë edhe më solid se sa dyshja Matip dhe Van Dijk.


Mbrojtës i majtë: Alejandro Balde

Balde preferon të luajë shumë me topin në sulm, por kjo është saktësisht ajo se çka i duhej Kloppit për të arritur sukses në ekipin e Liverpoolit.


Mesfushor defanziv: Douglas Luiz

Braziliani do të ishte një ‘armë sekrete’ për mesfushën e Barcelonës: Fizikisht i fortë, i mirë në ndërtimin e aksioneve, pasimet e gjata, i rëndësishëm në ndërprerje.


Mesfushor qendrorë: Gavi dhe Pedri

Dyshja spanjolle do të luanin një rol vital në formacionin e Kloppit për shkak të kreativitetit të tyre dhe faktit që rikuperojnë shumë topa.

Sulmi: Salah, Yamal, Diaz

Salah është afër skadimit të kontratës ndërsa babai i Diaz kishte theksuar se ëndrra e djalit të tij është të luajë një ditë për Barcelonën. Lamal në anën tjetër llogaritet e ardhmja e klubit./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori