LAJMI I FUNDIT:

Rama e konfirmon: Samit për Ukrainën në Tiranë, do të jetë edhe Zelensky

Rama e konfirmon: Samit për Ukrainën në Tiranë, do të jetë edhe Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka konfirmuar sot ardhjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë, në Samitin që do të organizohet për Ukrainën.

Komentet Rama i bëri në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi, ku u zhvillua një takim mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE dhe SHBA.

Rama tha se Samiti në fjalë është në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Zelenskyn sfidat e sigurisë.


Takimi në Shkup, Rama i drejtohet BE-së: Duhet të jeni më seriozë me integrimin rajonal
Lexo po ashtu Takimi në Shkup, Rama i drejtohet BE-së: Duhet të jeni më seriozë me integrimin rajonal

“Do pregatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, tha Rama.