LAJMI I FUNDIT:

PE-ja miraton rezolutën që kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza, por ka dy kushte

PE-ja miraton rezolutën që kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza, por ka dy kushte

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza – por vetëm me kusht që Hamasi të shpërbëhet dhe të gjithë pengjet të lirohen.

Arritja e një konsensusi mbi rezolutën nuk ka qenë një detyrë e lehtë, me vendet të ndara mbi formulimin specifik për javë të tëra.


Teksti origjinal nënvizonte nevojën për një armëpushim të përhershëm, raporton skynews.

CNN publikon video ku një militant i Hamasit i prenë në qafë pengjet e vdekura izraelite
Lexo po ashtu CNN publikon video ku një militant i Hamasit i prenë në qafë pengjet e vdekura izraelite

Më në fund u miratua pasi u dakordua rreth një amendament të paraqitur nga ligjvënësit konservatorë, duke këmbëngulur se militantët palestinezë duhej shpërbërë që të ndodhte një armëpushim dhe duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbetura.

Rezoluta, e cila nuk është detyruese dhe shumë simbolike, u miratua me 312 vota pro, 131 kundër dhe 72 abstenime.

Kjo shënon herën e parë që Parlamenti ka bërë thirrje për një armëpushim që kur ra dakord të bënte thirrje për një “pauzë humanitare” në muajin tetor.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit. /Telegrafi/