LAJMI I FUNDIT:

Gjykata urdhëron paraburgimin për të dyshuarin për atentatin ndaj Robert Ficos

Gjykata urdhëron paraburgimin për të dyshuarin për atentatin ndaj Robert Ficos

Personi i akuzuar për atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, u urdhërua të qëndronte pas hekurave.

Bëhet e ditur se Gjykata Speciale Penale e Sllovakisë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit pasi prokurorët thanë se kishin frikë se ai mund të ikte ose të kryente krime të tjera nëse lirohet.

I dyshuari qëlloi pesë herë Ficon përpara se ai të përplasej në tokë dhe të arrestohej nga policia, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Edhe pse prokuroria tha që i dyshuari të mos identifikohej publikisht, raportet e mediave thonë se ai është një poet 71 vjeçar i cili nuk i përket asnjë grupi politik, megjithëse vetë sulmi thuhet të ketë qenë me motive politike.

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Lexo po ashtu Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Ndërkohë, kryeministri sllovak ende mbetet në gjendje të rëndë.

Siç raportohet, policia ka sekuestruar edhe kompjuterin dhe disa dokumente të të dyshuarit. Meqë ajo ka qëndruar kryesisht e heshtur për rastin, ende nuk dihet se si i dyshuari ka arritur të posedojë një armë zjarri.

Kjo pasi Sllovakia ka rregulla strikte për armët dhe pronarët e tyre duhet të kenë një arsye të fortë për të zotëruar një të tillë.

Si pasojë, ajo i ka një nga normat më të ulëta të posedimit të armëve në Evropë, me një normë posedimi prej 6.5 për 100 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politika

Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?

Botë
Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë

Brenda hotelit më të gjatë në Evropë - që do të hapet këtë verë

Evropa

"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë

Serbia
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?

Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?

Amerika
Moska zyrtare deklarohet rreth “planit të Donald Trumpit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë”

Moska zyrtare deklarohet rreth “planit të Donald Trumpit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë”

Botë
Vance apo Harris: A ndihmon zgjedhja e kandidatit për zëvendës-president për të fituar zgjedhjet në SHBA?

Vance apo Harris: A ndihmon zgjedhja e kandidatit për zëvendës-president për të fituar zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Kalo në kategori