LAJMI I FUNDIT:

Ish-hetuesi në rastin e vrasjes së Ivanoviqit: Jemi takuar dy herë me policinë serbe, por nuk ndihmuan në hetim

Ish-hetuesi në rastin e vrasjes së Ivanoviqit: Jemi takuar dy herë me policinë serbe, por nuk ndihmuan në hetim

Mehdi Kozhani, ish- hetues në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, publikisht ka pranuar se për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit kanë zhvilluar dy takime me policinë serbe, nën ndërmjetësimin e EULEX-it.

Kozhani ka theksuar se ndonëse janë takuar dy herë, megjithatë hetuesit e shtetit serb nuk kanë ndihmuar thuajse fare në çështjen e hetimit.


Ai thotë se kanë kërkuar hyrje – daljet telefonike por që nuk kanë marrë diçka të tillë nga Serbia.

Kozhani potencon se kështu kanë arritur të deshifrojnë se në disa forma, hetuesit serb po fshehin dëshmi.

“E them publikisht që ne i kemi pasur dy takime zyrtare me policinë serbe në Merdar. Ka qenë ndërmjetësues EULEX-i dhe ata kanë tentuar të bisedojnë me neve dhe ne me ta që të ofrojmë zgjidhje për rastin. Mirëpo, në dy rastet policia serbe, hetuesit e shtetit serb nuk na kanë ndihmuar fare në ato takime. Ka ardhur në takime, por nuk kanë ndihmuar në çështjen e hetimit. Kemi kërkuar prova, hyrjet daljet telefonike që i ka pjesa… por nuk na kanë sjellë thuajse fare dhe kemi arritur të deshifrojmë se ata në disa forma janë duke fshehur dëshmi. Gjatë ekzaminimit të telefonave, gjatë kontrolles së të dyshuarit i kemi vërtetuar hyrje daljet, të cilat ne i kemi kërkuar zyrtarisht nga shteti serb”, u shpreh Kozhani, në RTV Dukagjini.

Po ashtu, Kozhani theksoi se një pjesë dërrmuese e qytetarëve serbë kanë pasur frikë që të dëshmojnë për rastin në fjalë, ngase i dyshuari kryesor ishte Milan Radoiçiq – “prijës” i grupeve kriminale.

“Në kohën kur isha në Policinë e Kosovës, në vitin 2018, është marrë informacioni se është vrarë Oliver Ivanoviq. Në atë kohë kemi shkuar në vendin e ngjarjes… Gjithçka është koordinuar me prokurorin Sylë Hoxha. Lënda është bartur në Prishtinë. Ne hetuesit jemi caktuar dhe gradualisht kemi filluar me prova materiale, grumbullim të kamerave, dëshmitarë, ekzaminime të tjera. Mrëpo, aty ka qenë edhe pak e vështirë të veprosh në atë territor, sepse bashkëpunimi me qytetarët ka qenë goxha i vështirë. Një pjesë dërrmuese e qytetarëve kanë pasur frikë të dëshmojnë, por kemi arritur te dëshmitarët… Nuk kanë guxuar, sepse në atë kohë i dyshuari kryesor Milan Radoiçiq është prijësi i tyre që i ka udhëhequr të gjitha grupet kriminale… Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur viktima e rastit ishte te ne…”, shtoi ai.

“Informacionet e para vijnë nga vendi i ngjarjes, të takosh dëshmitarë dhe provat na kanë çuar në drejtim se Radoiçiq është udhëheqës i grupit kriminal dhe e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit.  Janë dëshmitarët. Janë provat që na lidhin me vendin e ngjarjes dhe gjithçka lidhet me vendin e krimit dhe dëshmitë që janë nxjerrë nga vendi i krimit”, u shpreh ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori