Në të gjithë Europën e rajonin ndërtohet, por në asnjë vend ky sektor nuk po lulëzon si në Shqipëri.
Në një raport të fundit për strehimin, Eurostat ka matur madhësinë e sektorit të ndërtimit për gjithë Europën. Kjo matje bëhet përmes vlerës së shtuar bruto (VSHB) të gjeneruar nga ky aktivitet ekonomik si pjesë e VSHB-së totale (prodhimi në ekonomi pa përfshirë taksat).
Sipas Eurostat, për Bashkimin Europian, kjo përqindje ishte midis 5 dhe 6 për qind në periudhën 2010-2022. Treguesi ishte më i larti në 5.8 për qind në 2010, duke rënë në 5.1 për qind në 2014-2017 dhe më pas duke u rritur përsëri për të arritur në 5.5 për qind në 2020, 5.4 për qind në 2021 dhe 5.5 për qind 2022.
Midis Shteteve Anëtare, pjesa e VSHB në ndërtim ra në 14 Shtete Anëtare midis 2010 dhe 2022, me uljen më të madhe që u shënua Spanjë, Bullgari dhe Qipro. Ndër vendet anëtare me një peshë në rritje të sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe, Hungaria, Gjermania dhe Lituania treguan rritjen më të lartë.
Në vitin 2022, Shtetet Anëtare me përqindjet më të mëdha ishin Austria (7.3 për qind), Finlanda dhe Rumania (të dyja 7.0 për qind), referoi Eurostat.
Treguesi është shumë më i lartë për Shqipërinë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi në Shqipëri zinte 11.1 për qind të vlerës së shtuar bruto, më e lartë në Europë dhe dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.
Shqipëria mund të jetë një vend në zhvillim dhe është përballuar me një tranzicion të fortë demografik, por në vendet e tjera të rajonit, ku është kaluar një cikël i tillë, ndërtimi zë një peshë shumë të ulët në ekonomi. Psh, Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 6.2 për qind të VBSH-së në 2022, Mali i Zi, që është një vend po i orientuar nga turizmi në 4.8 për qind të VBSH-së, Serbia 6.6 për qind, Bosnjë Hercegovina 5.2 për qind.
I vetmi vend që na “konkurron” është Kosova, që po shfaq të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet e rrethina. Ndërtimi zinte në Kosovë 10.7 për qind të vlerës së shtuar bruto në 2022.
Treguesi për Shqipërinë në 2022 ishte më i larti që nga viti 2014, kur zbriti në 9.9% të VBSH-së, nga gati 15% që kishte kulmuar në 2010-n. Si një sektor ciklik ndërtimi filloi rënien që e kishte nisur pas viteve 90, si rrjedhojë e zhvendosjeve të brendshme të popullsisë, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve iu drejtuan zonës së qendrës. Megjithatë pas 2014-s iu rikthye rritjes, i udhëhequr kryesisht nga ndërtimet në Tiranë dhe në zonat turistike.
Tendenca pritet të vijojë, sidomos në kryeqytet. Në 2022-n u dha një rekord i lejeve për ndërtime rezidenciale në Tiranë, prej rreth 1.8 milionë metra katror, sipas INSTAT.
Në vitin 2023, bashkia Tirana vlerëson në projektbuxhet se pret të mbledhë 7 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, nga 5.5 miliardë lekë që ishte plani fillestar. Bashkia thotë se “Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve. Në periudhën 2024-2026 pritet të arkëtohen rreth 6.5 miliardë lekë në vit nga kjo taksë, në një sinjal që Bashkia parashikon të vijojë me dhënien vrullshme të lejeve të ndërtimit.
Kjo tendencë po vjen në një kohë që tendenca e popullsisë është drejt tkurrjes, për shkak të emigracionit të lartë që po vazhdon dhe plakjes natyrale të popullsisë. Në 2022, shtesa e popullsisë në Tiranë ishte më e ulëta historike, me më pak se 6 mijë persona, nga rreth 20 mijë disa vjet më parë.
Të huajt janë bërë një faktor i rëndësishëm në blerjet e pasurive të paluajtshme, por ritmi i tyre pritet të bjerë, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve, që po ngushton diferencën me vendet e tjera të rajonit, si Kroacia, apo Mali i ZI. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2023 arritën vlerën e 222 milionë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndryshe nga 2022-shi, kur rritja ishte dy shifrore, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3