LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e liderit të Hamasit rrezikon bisedimet për lirimin e pengjeve

Vrasja e liderit të Hamasit rrezikon bisedimet për lirimin e pengjeve

Vrasja e liderit të Hamasit, Saleh al-Aouri, në Bejrut, ka ndërprerë bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për lirimin e pengjeve, kanë thënë dy zyrtarë të lartë të administratës palestineze.

Megjithatë, një nga zyrtarët vuri në dukje se grupi militant aktualisht nuk ka në plan të lirojë pengjet e mbetura, pasi sipas tyre nëse ajo ndodh, Izraeli do të rifillojë bombardimet.


Edhe pse pati përpkjekje të shumta nga zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e Katarit për një kornizë të re marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushime të përkohshme, konflikti ende po vazhdon me një intensitet mjaft të lartë.

Sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka mbërritur sot në Doha, theksoi se qëllimi kryesor i vizitës së tij janë bisedimet me zyrtarët e Katarit dhe vendet përreth në përpjekje për të sjellë pengjet e SHBA-së dhe të tjerë në shtëpi.

Ai tha gjithashtu se do të shqyrtojë se çfarë mund të bëhet për të maksimizuar mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe për të rritur shpërndarjen e ndihmave humanitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori