LAJMI I FUNDIT:

Gjon Karrica rrëfen të vërtetën e sëmundjes: Vuaj nga epilepsia, mediat që raportuan për diçka tjetër janë dënuar

Gjon Karrica rrëfen të vërtetën e sëmundjes: Vuaj nga epilepsia, mediat që raportuan për diçka tjetër janë dënuar
Foto: Onima Entertainment/YouTube

Këngëtari Gjon Karrica ka qenë një fenomen më vete i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Fatkeqësisht rrugëtimi i tij në këtë spektakël u ndërpre, pas një problemi shëndetësor që ai kishte shpërfaqur brenda në shtëpisë, ku kishte humbur ndjenjat dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.


Në një intervistë të fundit për “Shok Podcast”, ai ka rrëfyer përball Fis Junikut, bashkë-banorit me të cilin ndante shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 1, se çrregullimi i epilepsisë ka qenë shkaktari i gjithë kësaj situate.

Foto: Onima Entertainment/YouTube

“E vërtat qëndron që unë e kam një epilepsi e cila herën e fundit që më ka sulmuar ka qenë vera (kjo verë që ka kaluar). Edhe më ka lënë nja tetë javë ndenjur sepse më janë thyer disa brinjë, dhe më duhet të bëj një operim në krah, ku do mi mbushin disa brinj që më janë thyer”, ka thënë Gjoni.

Mirëpo aso kohe, në disa media ishte raportuar rrejshëm se këngëtari vuante nga një tjetër sëmundje e rëndë, gjë për të cilën Gjoni ka marrë masa, dhe tha se ato portale kanë marrë dënimin e merituar.

Unë e kam dhënë një intervistë me dyer të mbylura këtu në Kosovë, ku kanë qenë më të mëdhenjt e shtetit, edhe kam rrëfyer çka unë kam ndjerë. Dhe besoj se disa media…se kjo është aryseja që disa media sot edhe nuk po shkruajnë për mua, sepse e kanë marrë nga një dënim të vogël”, rrëfeu Gjoni.

Ndërkohë, raportimi mbi gjendjen shëndetësore të dikujt pa miratimin e tij përbën një shkelje të madhe jo vetëm gazetareske, por edhe profesionale dhe shoqërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

Magazina
Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Kalo në kategori