LAJMI I FUNDIT:

Një person tentoi ta godiste me veturë policin në veri të Mitrovicës

Një person tentoi ta godiste me veturë policin në veri të Mitrovicës
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “sulm ndaj personit zyrtar” që ka ndodhur në veri të Mitrovicës, më 19.12.2023 në ora 23:34.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtare të PK-së.


Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/