Izraeli po përdor urinë si një “armë lufte” në Gaza duke ua ndërprerë qëllimisht qasjen njerëzve në ujë dhe ushqim, gjë që është një krim lufte, ka thënë të hënën Human Rights Watch (HRW).
“Forcat izraelite po bllokojnë qëllimisht shpërndarjen e ujit, ushqimit dhe karburantit, ndërkohë që me dashje pengojnë ndihmën humanitare, me sa duket duke rrafshuar zonat bujqësore dhe duke privuar popullatën civile nga objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre”, tha grupi i të drejtave në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Organizata vuri në dukje deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë izraelitë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Energjisë, Israel Katz mbi qëllimin e tyre për të “privuar civilët në Gaza nga ushqimi, uji dhe karburanti – deklarata duke reflektuar një politikë që po zbatohet nga forcat izraelite”.
Zyrtarë të tjerë izraelitë, shtoi organizata, kanë deklaruar publikisht se ndihma humanitare për Gazën do të kushtëzohej ose me lirimin e pengjeve të mbajtura në mënyrë të paligjshme nga Hamasi ose me shkatërrimin e Hamasit.
“Për më shumë se dy muaj, Izraeli ka privuar popullsinë e Gazës nga ushqimi dhe uji, një politikë e nxitur ose e miratuar nga zyrtarë të lartë izraelitë dhe që pasqyron një qëllim për të bërë civilët të vuajnë nga uria si një metodë lufte”, ka vlerësuar Omar Shakir, drejtor i HRW për Izrael dhe Palestinë.
“Udhëheqësit botërorë duhet të flasin kundër këtij krimi të neveritshëm lufte, i cili ka efekte shkatërruese mbi popullsinë e Gazës”.
HRW tha se ligji ndërkombëtar humanitar, ose ligjet e luftës, ndalon “ndalimin e ushqimit” për civilët si një metodë lufte.
Andaj, HRW i bëri thirrje Tel Avivit që menjëherë të ndalojë përdorimin e urisë së civilëve si një metodë lufte dhe të respektojë ndalimin e sulmeve ndaj objekteve të nevojshme për mbijetesën e popullatës civile dhe heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës.
Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi kanë vrarë më shumë se 18,700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kanë plagosur shumë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore