LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Liridona Ademajt, reagon sërish Pacolli: Njerëz që nuk kanë lidhje me ngjarjen po hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë

Vrasja e Liridona Ademajt, reagon sërish Pacolli: Njerëz që nuk kanë lidhje me ngjarjen po hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë

Lideri AKR-së, Behgjet Pacolli, edhe njëherë ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, për çfarë është arrestuar edhe ish-këshilltari i tij Naim Murseli, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij Liridonës.

Pacolli, i cili edhe më parë përmes rrjeteve sociale ka shprehur keqardhje për vrasjen e Liridonës si dhe për raportet e tij me bashkëshortin e viktimës, Naim Murselin, ka akuzuar persona të ndryshëm, që sipas tij, po hamendësojnë dhe shpikin skenarë lidhur me vrasjen.


“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimën dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidhshmëri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike  mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin). Këta njerëz  po u shkaktojnë dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre”.

“Këta duhet të përgjigjen para drejtësisë!”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli edhe gjatë javës ka deklaruar se nga largësia ka vërejtur “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike”.

Reagon Pacolli: Tragjedia e Liridonës po përdoret për të tërhequr vëmendjen, po e njollosin imazhin e të tjerëve
Lexo po ashtu Reagon Pacolli: Tragjedia e Liridonës po përdoret për të tërhequr vëmendjen, po e njollosin imazhin e të tjerëve

Sipas tij, është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike.

“Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërsa ditë më parë Pacolli ka sqaruar raportet më Naim Murselin, të cilin e kishte këshilltar gjatë kohës kur ishte President i Republikës së Kosovës.

Me të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj – Murseli, Pacolli thotë se njihet prej vitesh.

Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij
Lexo po ashtu Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje që kishte përjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli, përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej, Pacolli ka thënë se gjatë mandatit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme ka pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedia), ku Murseli  ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Lajme
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë

Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori