LAJMI I FUNDIT:

Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

Behgjet Pacolli, ka sqaruar raportet më Naim Murselin, të cilin lideri i AKR-së e kishte këshilltar gjatë kohës kur ishte President i Republikës së Kosovës.

Me të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj – Murseli, Pacolli thotë se njihet prej vitesh.


“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje që kishte përjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli, përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Më tej, Pacolli ka thënë se gjatë mandatit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme ka pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedia), ku Murseli  ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre.

“Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpunëtor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, thotë Pacolli

Arrestimi i Naim Murselit, Pacolli i shokuar: E pabesueshme dhe e trishtueshme
Lexo po ashtu Arrestimi i Naim Murselit, Pacolli i shokuar: E pabesueshme dhe e trishtueshme

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, unë dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona  kishte miqësi me familjen time”.

Pacolli thotë se tragjedia e fundit e ka prekur thellë, dhe bashkëndjen në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

“Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”.

“Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar”, ka shkruar Pacolli.

Bashkëshorti i Liridona Murselit, i dyshuari Naim Murseli, të premten e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij te i dyshuari G.P.

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij
Lexo po ashtu Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Ndryshe, dy të dyshuarit për vrasjen e ndodhur të mërkurën, i cili rast fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më herët njoftoi se janë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, ku u arrestuan të dyshuarit, si është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet më tej.

Prokuroria tutje bëri të ditur se në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori