LAJMI I FUNDIT:

Carragher emëron lojtarin ‘më me ndikim’ në Ligën Premier, e cilëson ende të nënvlerësuar

Carragher emëron lojtarin ‘më me ndikim’ në Ligën Premier, e cilëson ende të nënvlerësuar

Jamie Carragher ka emëruar lojtarin më me ndikim në Ligën Premier këtë sezon dhe mund të mos jetë ai që mendoni se është.

Gara e titullit të këtij sezoni po bëhet një nga më emocionueset në vite, me Arsenalin, Liverpoolin, befasinë Aston Villa dhe kampionët në fuqi Manchester City që po luftojnë në këtë fillim sezoni.


Ishin Topçinjtë që luftuan me Cityn deri në fund sezonin e kaluar, por në fund ata nuk ishin në gjendje të pengonin skuadrën e Pep Guardiolës të fitonte një tripletë historike.

Djelmoshat e Mikel Artetës u rigrupuan gjatë verës dhe pasi u forcuan në tregun e transferimeve, tani janë sërish në krye të kampionatit.

Zbulohet formacioni më i vlefshëm në Ligën Premier – dominohet nga lojtarët e Man Cityt, asnjë lojtar i Man Utd
Lexo po ashtu Zbulohet formacioni më i vlefshëm në Ligën Premier – dominohet nga lojtarët e Man Cityt, asnjë lojtar i Man Utd

Një nga yjet e rinj në Emirates Stadium është Declan Rice, i cili u bashkua klubit nga Ëest Hami në një lëvizje rekord britanike prej rreth 120 milionë eurosh.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer në Londër dhe ka shënuar në fitoren vendimtare të Arsenalit të martën mbrëma, pasi ata erdhën nga disavantazhi ndaj Lutonit.

Për Carragher, Rice është lojtari më i mirë për momentin në Ligën Premier.

“Që nga momenti kur ai iu bashkua Arsenalit, ju e dinit se Rice do të ishte brilant”, ka shkruar Carragher në The Telegraph.

“Ai ka qenë ndoshta lojtari më me ndikim në Ligën Premier këtë sezon dhe, sa herë që e shikoj, më kujton Roy Keane. Ai ka të njëjtën prani dhe ka një aftësi pasuese që është tepër e nënvlerësuar”.

“Kur mendoni për mesfushorët e mëdhenj të së kaluarës, ata të gjithë kishin një atmosferë në fushë. Keane e kishte atë, dhe po ashtu lojtarë si Graeme Souness dhe Bryan Robson. Unë shoh të njëjtat cilësi te Rice, i cili mund të jetë ndryshimi për Arsenalin këtë sezon si sfidë për titull”.

“Jo shumë futbollistë kanë aftësinë dhe personalitetin e kërkuar për të shkuar në një klub të madh dhe për t’u bërë menjëherë një nga lojtarët më të mirë në skuadër. Jude Bellingham e ka bërë këtë në Real Madrid dhe Rice ka bërë të njëjtën gjë në Arsenal. Tashmë ndihet sikur ai ka qenë lojtar i Arsenalit për pesë vjet”.

“Atributi më i nënvlerësuar në futboll është disponueshmëria dhe Rice duket se nuk humbet kurrë një lojë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori