LAJMI I FUNDIT:

Si mund të rreshtoheshin Real Madridi dhe Barcelona nëse legjenda italiane Pirlo do të kalonte në La Liga

Si mund të rreshtoheshin Real Madridi dhe Barcelona nëse legjenda italiane Pirlo do të kalonte në La Liga

Andrea Pirlo ka zbuluar se kishte nënshkruar kontratë me Real Madridin në vitin 2006, ndërsa Pep Guardiola donte ta sillte atë në Barcelonë në vitin 2010: kështu që ja se si do të ishin rreshtuar gjigantët e La Ligës nëse maestron italian do të kalonte në Spanjë.

Pirlo në një intervistë për Radio Serie A të mërkurën tregoi se ishte afër t’i bashkohej Real Madridit dhe Barcelonës si futbollist. Mundësia e parë erdhi në vitin 2006 kur Fabio Capello donte ta sillte atë në Madrid, ndërsa, katër vjet më vonë, Guardiola deklaroi disponueshmërinë e tij gjatë negociatave për transferimin e Zlatan Ibrahimovic në Milan.


Pra, si do të rreshtoheshin Real Madridi dhe Barcelona me Pirlon nëse do ta kishin nënshkruar atë?

Siç u përmend tashmë, Capello ishte në krye të Real Madridit kur Pirlo nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Los Merengues. Po, e kishte nënshkruar. Don Fabio ishte kthyer në kryeqytetin spanjoll nga Juventusi pas skandalit Calciopoli dhe Pirlo kishte vendosur ta ndiqte nga Milani.

“Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna
Lexo po ashtu “Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna

Real Madridi nënshkroi me dy mesfushorë qendrorë atë verë, Emerson (nga Juventusi) dhe Mahamadou Diarra, plus Fernando Gago në afatin kalimtar dimëror.

Real Madridi luante me formacionin 4-3-3 atë sezon, me Emerson, Guti dhe Diarra në mesfushën në shumicën e ndeshjeve. Kjo do të thotë që Pirlo mund të kishte zëvendësuar Gutin ose Diarran duke qenë se Emerson ishte një nga të preferuarit e Capellos, pasi e kishte drejtuar ish-yllin brazilian te Roma dhe Juventus.

Pirlo do të kishte pasur edhe më shumë cilësi te Barcelona katër vjet më vonë pasi Xavi, Andres Iniesta, Javier Mascherano dhe Sergio Busquets ishin tashmë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Guardiola.

“Do të ishte mjaft teknike”, komentoi Pirlo në intervistën e tij me Radio Serie A.

Potencialisht, Barcelona mund të kishte rreshtuar një mesfushë me tre lojtarë me Pirlon, Xavi dhe Iniesta, që mund të ishte një nga mesfushorët më spektakolare të të gjitha kohërave.

Po trofetë në ato vite po të kishte kaluar?

Real Madrid fitoi titullin e La Ligas në sezonin 2006-07, por u eliminua në 1/16 në Copa del Rey dhe në Ligën e Kampionëve.

Barcelona u bë kampione e Spanjës dhe Evropës në 2010-11, por humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori