LAJMI I FUNDIT:

Valentina Metaj, talentja që po udhëheq drejt sukseseve Kosovën: Ndjenjë e mrekullueshme të luaj dhe shënoj për vendin tim

Valentina Metaj, talentja që po udhëheq drejt sukseseve Kosovën: Ndjenjë e mrekullueshme të luaj dhe shënoj për vendin tim

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka arritur një sukses mjaftë të madh, duke u kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Deri të ky sukses Dardanet erdhën pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 në fundjavën që lam pasë ndaj Përfaqësueses së Bullgarisë.


Një nga futbollistet më të dalluara në këtë takim ishte Valentina Metaj, që kontribuoi edhe me një gol të bukur.

Në një intervistë për Telegrafin, sulmuesja e talentuar ka thënë se kanë arritur një sukses të madh dhe se synojnë të bëjnë gjëra të bukura edhe në Ligën B.

“Është një sukses që e kemi arritur me punë të madhe, ne si ekip kemi punuar shumë këtë vit së bashku dhe i kemi arritur 11 ndeshje pa humbje. Tash që kemi arritur në Ligën B është një hap përpara edhe besoj se edhe aty do të arrijmë fitore edhe vetëm të vazhdojmë më lartë”, deklaroi Valentina Metaj për Telegrafin.

19-vjeçarja realizoi një gol të bukur ndaj Bullgarisë, derisa thotë se për të është ndjenjë e papërshkueshme kur shënon me fanellën dardane.

“Një fitore shumë e rëndësishme për ne si ekip me këtë fitore shkuam në ligën B. Pesë gola u realizuan edhe të shënojë përsëri për kombëtaren është një ndjenjë e papërshkrueshme sidomos në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Ne si ekip i realizuam 5 gola edhe jam shumë krenar se jam pjesë e kombëtares”, vazhdoi tutje Metaj.

Valentina është pjesë e Kosovës që një vit e gjysmë, derisa ajo kishte refuzuar ftesën nga kombëtarja suedeze për t’iu bashkuar dardaneve.

“Unë jam pjesë e Dardanëve që një vit e gjysmë. Të jem pjesë e Dardanëve më ka zhvilluar shumë si futbolliste, ambienti tjetër me futbolliste të ndryshme dhe niveli i lartë në ekip të zhvillon edhe më shumë. Kur luaj për Kosovën, luaj me zemër dhe gjithmonë është një ndjenjë e papërshkrueshme, sepse luaj me gjithë zemër kur veshi fanellën e Kosovës”, tha Metaj.

Talentja kosovare thotë se në ndeshjet e ardhshme synojnë fitore, por që duhet të punojnë shumë në mënyrë që të përmirësohen edhe më shumë dhe të kenë suksese të njëpasnjëshme.

“Normalisht se do të mundohemi të dalim me fitore në çdo ndeshje, por e dimë se duhet të punojmë shumë për ta arritur këtë, por unë besoj në këtë ekip se do t’ia dalim me sukses në çdo ndeshje që na vjen përpara”, vazhdoi Metaj.

Krejt në fund sulmuesja e talentuar foli për aventurën në Greqi, ku ka paralajmëruar largimin nga skuadra Elpides Karditsa.

“Unë tani kam edhe dy ndeshje me skuadrën dhe shpresoj me fitore. Në të ardhmen nuk do të luaj më në Greqi. Synimet janë të mëdha për të luajtur në një ekip më të madh”, u shpreh Metaj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

“Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

Ligue 1
“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

“Ai e bëri diferencën”, Guardiola cilëson yllin e Man Utd si njërin prej pesë më të mirëve në botë

Premier League
Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

Deco nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Liverpoolit – e cilëson si “blerja e ëndrrave”

La Liga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Pas largimit nga Barcelona, Xavi mund të nis një aventurë të re tek gjiganti anglez

Premier League
Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Bundesliga
Kalo në kategori