LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një veturë e cila dyshohet se u përdor në grabitjen e armatosur në Suharekë

Gjendet një veturë e cila dyshohet se u përdor në grabitjen e armatosur në Suharekë

Një veturë është është gjetur sot nga Policia e Kosovës në fshatin Jezerc, e cila dyshohet se është përdorur për grabitjen e armatosur në Suharekë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Sipas tij, njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.

Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë.

Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, të mërkurën një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45, ku si pasojë një polic u plagos dhe një tjetër u lëndua gjatë aksionit. /Telegrafi/