LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

Grabitja e armatosur në Suharekë – vendosja e pengesave në rrugë, vjedhja e targave dhe arratisja e të dyshuarve

Të mërkurën një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45, ku si pasojë një polic u plagos dhe një tjetër u lëndua gjatë aksionit.  

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit, duke njoftuar se me të marr informatën për një rast grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë, patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, duke mbërri shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe duke hasur grabitësit në aksion.


“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ndërkohë kanë mbërri në vendin e ngjarjes edhe përforcime të tjera policore dhe se nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, vijon njoftimi i Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me drejtoritë tjera rajonale thonë se janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkretisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Ftojmë gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë policinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pamje nga grabitja e armatosur në Suharekë

E një video-incizim është publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilën shihet përballja e Njësisë së Policisë me grabitësit. Në video shihet teksa vetura e policisë ndalet dhe më pas një polic gjuan më armë zjarri në drejtim të grabitësve të armatosur.

Më pas polici shihet teksa shtrihet në tokë duke u mbrojtur nga sulmuesit.


Ndërsa, pak orë pas grabitjes, ekipet e Policisë, forenzika, dhe zyrtarë nga Prokuroria e Prizrenit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën.

Po ashtu janë duke mbledhur provat e nevojshme te cilat do të bëhen pjesë e dosjes penale ndaj personave të dyshuar të cilët kryen grabitjen në një argjendari.

Nga grabitja e armatosur pasditen e së mërkurës në një argjendari në Suharekë shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin prokurorja Ervehe Gashi.

“Nuk është bërë vlerësim zyrtar i shumës së grabitur në argjendari. Në bazë të dhënave të para të marra nga pronari i biznesit të grabitur shuma mund të jetë rreth 250 mijë euro”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Targat e veturës të vjedhura në Prishtinë

Lidhur me grabitjen e armatosur, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka dhënë detaje shtesë, gjersa tregoi se targat e veturës kanë rezultuar të vjedhura diku në Prishtinë.

“Grabitësit kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari nuk është i lënduar, ka pasur shkëmbim zjarri në mes policisë e grabitësve, një polic ka gjuajt në drejtim të grabitësve, është i lënduar në krah por jo si pasojë e armës”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë pasur armë të gjata me vete, një veturë hiri që rezulton të jetë e vjedhur në Prishtinë.

“Janë katër persona të dyshuar që ishin të pajisur me arma të gjata, vetura ngjyrë hiri, me targa 01, që ka rezultuar e vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të tyre ende”, ka vijuar ai.

Ekspertët analizojnë rastin e grabitjes në Suharekë: U krye gjatë ndërrimit të orareve të policisë

Avokati, Florim Shefqeti në lidhje me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë ku mbeti i plagosur një polic ka thënë se identifikimi i të dyshuarve mund të bëhet më së lehti përmes identifikimit të automjetit të pronarit.

“Identifikimi i shpejtë mund të bëhet përmes automjetit, ky është çelësi fillestar. Përdorimi i maskave dhe e automjetit janë të planifikuara, prandaj zinxhiri i identifikimit duhet të bëhet nga pronari ose poseduesi i automjetit”, ka thënë Shefqeti.

Shefqeti në RTV Dukagjini ka thënë se këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar e të planifikuar dhe zakonisht bëhen kur përfundon orari i zyrtarëve të institucionit që planifikohet të grabitet.

“Ajo që do doja të thosha, normalisht këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar, planifikohet për të qenë më e përshtatshme, ndërrimet e punës të policëve, përfundimi i orarit të zyrtarëve, kur kemi të bëjmë me institucione bankare, pashmangshëm orari paraqet një indikacion”, ka vijuar ai.

Po ashtu edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka thënë se ky rast është një incident që hyn në kategorinë e veprave penale të rrezikshme, por që sipas tij raste të tilla mund të ndodhin në çdo vend.

Ai ka theksuar se veprimet e policisë duhet të jenë parandaluese edhe pas kryerjes së veprës në mënyrë që të shmangen rastet e reja.

“Ndodhin gjithandej, nuk mund të them që vetëm në Kosovë. Veprimet e policisë duhet të jenë proaktive dhe reaktive, dallon taktika e reagimit, si p.sh. në rastin në Suharekë janë veprime që duhet shpejt të ndërmerren në krahasim me incidentin që ka ndodhur në Prizren”, ka thënë Sylejmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori