LAJMI I FUNDIT:

Fansat befasohen nga pamjet e reja të Daniel Craig, aktori që dikur ishte seks-simbol i filmave tani duket shumë më i plakur

Fansat befasohen nga pamjet e reja të Daniel Craig, aktori që dikur ishte seks-simbol i filmave tani duket shumë më i plakur

Daniel Craig ka braktisur pamjen e tij karakteristike të agjentit 007 në transformimin e tij të fundit dramatik, ndërsa fansat e tij thonë se tani ai duket si një prezantues lajmesh ose si një politikan evropian, teksa zbulon një pamje të re dramatike që është shumë larg nga James Bond.

Dukja e tij është krejtësisht ndryshe në një intervistë të re, duke mbajtur një palë syze me kornizë të artë, dhe e plotëson këtë aksesor të guximshëm me një kostum elegant në ngjyrë blu të errët. Por, nuk është vetëm veshja e Danielit që ka ndryshuar ndjeshëm, ai gjithashtu zbulon një stil flokësh të ri, ndërsa ka flokët e tij të çelët të renditur në një ndarje anësore për videon e orës Omega për markën “Esquire”.


Fansat nuk mund ta besojnë ndryshimin e madh të aktorit 55-vjeçar, me disa që thonë se ai duket si “një prezantues lajmesh” dhe supozojnë se ai është në “epokën e tij si profesor historie”. Duke komentuar në Twitter, shikuesit nuk ndalonin së publikuari ‘meme’ që shkaktonin të qeshura, shkruan The Mirror.

Foto: Esquire

“Sa më shumë që shikoj këtë fotografi, aq më shumë bindem se Daniel Craig është thjesht kryeministri i ndonjë vendi të vogël evropian që askush nuk mund ta gjejë në hartë”, shkroi një tifoz.

Ndërsa dikush tjetër tha: “Po, Daniel Craig është tërheqës, por ai duket si një gjysh”. “Për mua nuk duket si Daniel Craig”, komentoi një tjetër. Një i katërt shtoi: “Daniel Craig duket sikur është i zhgënjyer me ty, jo i zemëruar, vetëm i zhgënjyer”.

Foto: Esquire

Batuta e radhës nga një ndjekës ishte: “Daniel Craig duket sikur është gati të thotë se votat e Eurovisionit janë numëruar dhe verifikuar, dhe fituesi tani mund të shpallet”, ndërsa një komentues tjetër përfundoi me shaka: “Daniel Craig duke të refuzuar për një hipotekë”.

Daniel debutoi për herë të parë stilin e tij të ri të flokëve kur mbërriti në një ngjarje bamirëse në New York në shtator, të organizuar nga George dhe Amal Clooney.

Duke udhëhequr mbërritjet e yjeve në këtë event ishte Daniel, i cili komandoi vëmendjen me një pamje të re që përfshinte flokë më të gjatë në krahasim me flokët e tij zakonisht të shkurtër biondë. /Telegrafi/