Osmani në panel diskutimi për mbështetjen e mbrojtësve të demokracisë nga Afganistani: Maqedonia e Veriut tregoi përgjegjësi kur më së shumti pati nevojë
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në panel-diskutimin e titulluar “Mbështetja e mbrojtësve të demokracisë nga Afganistani”, organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar.
Në fjalimin e tij, ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut i hapi dyert për rreth 800 refugjatë nga Afganistani, duke demonstruar fuqishëm solidaritetin dhe përgjegjësinë në një kohë kur ishte më e nevojshme. Ai shprehu kënaqësinë për kryerjen me sukses të misionit për strehimin e përkohshëm të personave të rrezikuar nga Afganistani, të cilët u larguan nga Maqedonia e Veriut dhe u nisën destinacionin e fundit.
“Në atë kohë të vështir, ne e kuptuam plotësisht nevojën për të intensifikuar përpjekjet tona për të ndihmuar njerëzit që kanë punuar për paqen në atë vend për 20 vitet e fundit. Këta ishin punonjës, gra dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizata të të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, shkencëtarë, si dhe qytetarë që i mbështetën forcat e NATO-s në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, duke përfshirë dhe armatën tonë”, tha Osmani.
Njëherit, Osmani kujtoi se vendi, si aleat i besueshëm i NATO-s, u ka ofruar strehim të përkohshëm gjithsej 68 afganëve, të cilët ishin vendosur në bazën “Bechtel” në Kosovë, e të cilët më parë ishin të angazhuar nga Aleanca gjatë misionit në Afganistan.
“Kemi kontribuar që të lirohen forcat e NATO-s të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe që ato të veprojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve që vijnë ndaj shteteve anëtare në atë pjesë, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës. Dhe këtë mision ne e përfunduam me sukses. Të gjithë afganët e lidhur me NATO-n janë larguar nga vendi dhe janë në destinacionin e fundit”, tha Osmani, duke shtuar se pjesëmarrja në këtë operacion ishte një përvojë e jashtëzakonshme për arritjen e ndërveprueshmërisë së dëshiruar, e cila na ndihmoi sot të qëndrojmë krah për krah me Aleatët tanë të NATO-s në misione të ndryshme për të mbrojtur vlerat dhe normat tona.
Njëherit, duke folur për solidaritetin dhe kontributin tonë aktiv në përpjekjet e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare në ballafaqimin me situata të krizës, Osmani iu referua kryesimit tonë me OSBE-në, fokusi i së cilës është te njerëzit. Në këtë kuptim, ai theksoi se siguria njerëzore, duke përfshirë mbrojtjen e civilëve dhe zbutjen e dëmtimeve civile, duhet të ketë vend thelbësorë në angazhimet tona.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTakimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë