Federata ruse i ka kthyer përgjigje Shqipërisë mbi hetimet që po kryhen prej një viti për të zbardhur atë që prokuroria e konsideroi si një sulm shtetëror të qeverisë iraniane për të paralizuar shërbimet digjitale e për të shkaktuar kaos.
Sikurse bëri me dije një burim i Top Channel, kthim përgjigjja konfirmon qëndrimin e Moskës për përdorimin e aplikacionit “Telegram” nga hakerat e “Homeland Justice”, një llogari e mbyllur me vendim gjykate. Po ashtu prokuroria i tha Top Channel se edhe në rrugë diplomatike janë parashtruar të dhëna me interes për hetimin.
Por rusët në përgjigjen e tyre kanë një kusht për Shqipërinë, që sipas tyre për të përcjellë të dhëna të tjera , prokuroria e Tiranës duhet të dërgojë materialet origjinale të dy vendimeve të gjykatës së Tiranës dhe të vendim sekuestros së llogarive.
Të gjitha sulmet e atëhershme kryer ndaj Akshit, dhe sistemit policor “TIMS” janë bashkuar në një vetme që po hetohet për katër vepra mes tyre përgjim i paligjshëm dhe keqpërdorimi i pajisjeve. Homeland Justice publikoi të dhëna policore dhe emaile të zyrtarëve të lartë, ndërsa hetimi zbuloi se pas dy viteve tentative për hakerim, sulmuesit shfrytëzuan një ndërfaqe publike. Zyrtarisht, iu tha Top Channel se për pesë inxhinierë elektronikë, të dyshuar për shpërdorim detyre u mbyllën hetimet dhe ata iu dorëzuan gjykatës.
Ata iu dorëzuan gjykatës pasi sipas prokurorisë kanë shkelur dy rregullore, njërën e Akshi-t dhe tjetrën e sigurimit të informacionit, për të instaluar antiviruse në sistem.
IT dyshohen për shpërdorim detyre për sulmin e parë ndaj AKSH dhe sipas ekspërtëve të FBI hakerat shfrytëzuan brishtësinë e share point 2016, duke marrë kredencialet e përdoruesit e duke vepruar më pas si administrator në servera. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'