LAJMI I FUNDIT:

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten takoi shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takim u bisedua për situatën e sigurisë në vend, me fokus veriun e Kosovës, gjersa pikë e nxehtë e deklaratave ishte çështja e zbarkimit të forcave të sigurisë në veri.

Pas takimit, Osmani dhe Stoltenberg mbajtën një konferencë për media.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.


Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it. Dhe presim në kohë konsultim për çfarëdo veprimi të Policisë dhe FSK që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani
Lexo po ashtu Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

E deklarata për zbarkimin në veri edhe për Policinë e Kosovës bëri që presidentja Osmani të ketë një përgjigje për këtë.

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës.

Osmani tha se si presidente insiston që bashkëpunimi me aleatët e Kosovës duhet të vazhdojë për gjithë territorin e Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm FSK-ja. Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Dje e festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës dhe që është forca më profesionale dhe shumë etnike. Si parim i koordinimit, si presidente insistojë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë jo vetëm për veriun, pasi kemi jugë, lindje e perëndim.. Duhet të punojmë me aleatët tanë për secilin centimetër të territorit për gjithë rajonin…”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu përmendi datën e 29 majit, sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it nga strukturat ilegale serbe, transmeton Telegrafi.

“29 maji na ka treguar të gjithëve se ata që janë kundër Kosovës janë dhe kundër NATO-s. Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ka shfaqur këto forca destruktive keqdashëse që duan të sulmojnë sistemin e bazuar në vlerat mbi të cilat ndërtohemi ne. Sigurisht që punojmë me NATO-n dhe KFOR-in. Marrëveshja e vitit 2013 ka qenë  e ngushtë dhe për të gjitha institucionet tona të sigurisë ne synojmë që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Osmani i përgjigjet Stoltenbergut, thotë se marrëveshja e vitit 2013 vlen për FSK-në, por jo dhe për Policinë
Lexo po ashtu Osmani i përgjigjet Stoltenbergut, thotë se marrëveshja e vitit 2013 vlen për FSK-në, por jo dhe për Policinë
“]

E para e vendit, potencoi se ka forca keqdashëse që po mundohen ta sulmojnë Kosovën.

“Për shkak se Kosova është forcë historike e NATO-s, ka forca keqdashëse që duan ta sfidojnë dhe rrënojnë atë. Nuk duhet ta lejojmë këtë që të ndodh. Kosova dhe rajoni rrezikojnë të bëhen pika të ndezjes për shkak të keqdashjes ruse dhe agjendës destabilizuese të duarve të zgjatura.

Kosova po jeton ndërhyrje të huaja të paligjshme  dhe obstruksion të autoritetit legjitim të vendit tonë në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellë dhe agresion siç është definuar nga e drejta ndërkombëtare dhe praktikat. Veriu i Kosovës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani theksoi se nuk do të lejojnë që veriu i Kosovës të bëhet fushë betejë e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonal.

Ajo po ashtu u shpreh se janë të përkushtuar për ta integruar komunitetin lokal duke i ruajtur të drejtat e tyre.

Osmani gjatë fjalës së saj ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.

E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori