LAJMI I FUNDIT:

Delegohen gjyqtarët për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Delegohen gjyqtarët për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Alban Shala pritet ta ndajë drejtësinë në derbin e javës mes Llapit dhe Dritës.

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të ekipeve kombëtare.


Në vikend do të nisë edhe rrethi i dytë e sezonit 2023/24, respektivisht do të luhet xhiroja e 10-të e ligës elitare.

Ndeshja kryesore e kësaj jave do të jetë ajo mes Llapit dhe Dritës në Podujevë, e cila do të zhvillohet të dielën dhe do gjykohet nga Alban Shala me Alban Ejupi dhe Gzim Mehmeti anësor.

Të premten zhvillohet Ballkani-Liria, e cila do të gjykohet nga treshja Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova, ndërsa Mentor Ajeti së bashku me Bujar Selimaj dhe Hekuran Osmanin do ta gjykojnë të dielën takimin mes Malishvës dhe Dukagjinit.

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës, e cila do të gjykohet nga Erdall Zasella, Edmond Zeqiri dhe Kastriot Peci, ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite mes Feronikeli ’74 dhe Prishtinës do të gjykohet nga Visar Kastrati, Drilon Rexhepi dhe Bekim Rama.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të nisin me orar të ri, prej orës 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori