Kreu rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ahmed al-Mandhari ka thënë për AFP se ka “ujë, energji elektrike dhe karubrant vetëm edhe për 24 orë tjera”.
Ndihma humanitare, përfshirë atë të dërguar nga OBSH, është bllokuar në Sinain egjiptian në kufi me Gazën, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Egjiptit.
Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të vazhdueshme izraelite që nga sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, transmeton Telegrafi.
OKB-ja e ka shpallur Rripin e Gazës, një enklavë palestineze, “të pabanueshme” që në vitin 2020, për shkak të bllokadës izraelite që ka zgjatur për më shumë se 15 vjet.
Sot, ajo është nën “rrethimin total” të urdhëruar nga Izraeli në përgjigje të sulmit të Hamasit të 7 tetorit në tokën izraelite, që vrau më shumë se 1,400 njerëz.
Në ditën e dhjetë të bombardimeve të vazhdueshme izraelite të Gazës dhe 2.4 milionë banorëve të saj, gjysma e të cilëve janë fëmijë, pret një “katastrofë e vërtetë”, paralajmëron Ahmed al-Mandhari, drejtor i OBSH-së për Mesdheun Lindor, me seli në Kajro.
Me rreth 2,750 të vdekur dhe pothuajse 10 mijë të plagosur në Gaza, sipas autoriteteve lokale, të gjithë janë të stërmbushur me punë, tha ai.
“OBSH raportoi se 111 infrastruktura mjekësore u prekën, 12 anëtarë të stafit mjekësor u vranë, 60 autoambulanca u goditën”, tha ai, gjë që “bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe parimet e humanizmit”.
“Ka më shumë se 2,000 pacientë në 22 spitale në veri të Rripit të Gazës, disa janë në ventilatorë, disa kanë nevojë për dializë të rregullt, fëmijë, të sapolindur, gra”, shtoi ai, ndërsa izraelitët vazhdojnë t’u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga veriu i Gazës dhe drejtohen në jug.
“Furnizimet mjekësore po mbarojnë, kështu që stafi mund të përgatisë certifikatat e vdekjes tani”, paralajmëroi Mandhari.
“Mjekët tani duhet t’u japin përparësi pacientëve që vijnë. Ata nuk kanë zgjidhje, ka shumë njerëz, disa janë lënë të vdesin ngadalë”, tha ai.
“Rreth një milion njerëz janë larguar nga veriu në jug të Rripit të Gazës përpara një pushtimi tokësor të pritshëm izraelit”, tha koordinatori i urgjencës i OKB-së, Martin Griffiths, dukshëm më i lartë se shifra e njoftuar nga ushtria izraelite më herët të hënën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit