LAJMI I FUNDIT:

Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës diskutojnë sonte për Izraelin dhe Gazën

Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës diskutojnë sonte për Izraelin dhe Gazën

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë pritet të diskutojnë këtë mbrëmje me video-lidhje për situatën në Izrael dhe territoret palestineze, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

“SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania bien dakord se kjo nuk duhet të bëhet një zjarr në rajon. Kjo është arsyeja pse askush nuk duhet të vazhdojë të nxisë terrorin në këtë situatë”, u tha Scholz gazetarëve në qytetin gjerman Hamburg.

Scholz qëndroi pranë presidentit francez Emmanuel Macron, i ftuar në portin verior gjerman për një takim të përbashkët të qeverive të dy vendeve, transmeton Telegrafi.


Militantët e Hamasit publikojnë videon që tregon sesi ishin stërvitur për të kryer sulmin mbi izraelitët
Lexo po ashtu Militantët e Hamasit publikojnë videon që tregon sesi ishin stërvitur për të kryer sulmin mbi izraelitët

Macron shprehu “solidaritetin e tij total” me popullin izraelit dhe tha se foli sërish këtë mëngjes me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Gjermania dhe Franca qëndrojnë pranë popullit izraelit në këtë moment tragjik. Lufta kundër terrorizmit është një qëllim i përbashkët që ne do të vazhdojmë ta ndjekim me Izraelin dhe aleatët tanë. Asgjë nuk e justifikon, asgjë nuk e shpjegon”, tha Macron.

Zyra e presidentit francez njoftoi më vonë se kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’i bashkohej gjithashtu ftesës si pjesë e të ashtuquajturit Quint, një grup jozyrtar i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Amerika
Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Evropa
Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Botë
Kalo në kategori