LAJMI I FUNDIT:

E përlotur Vivien zbulon arsyen e ndarjes nga Getinjo: Ishte i fiksuar pas bixhozit

E përlotur Vivien zbulon arsyen e ndarjes nga Getinjo: Ishte i fiksuar pas bixhozit

Një prej çifteve më të komentuar në media rozë ishin edhe Getinjo dhe Vivien Thano.

Dyshja që u takuan në Big Brother VIP Kosova vazhduan romancën edhe jashtë shtëpisë së famshme, por muaj më parë i dhanë fund asaj.


Ndonëse të dy kanë qëndruar të heshtur për arsyet e ndarjes, heshtjen së fundmi e ka thyer vet Vivien.

Foto: Instagram

Ajo ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ka folur për herë të parë për ndarjen nga reperi.

E përlotur, ajo zbuloi se arsyeja e ndarjes ishte fakti se ai luante bixhoz, një ves që shkatërron çdo familje dhe lidhje.

Tha se i ndau varësia e tij për bixhozin, Getinjo reagon ndaj deklaratave të Vivien
Lexo po ashtu Tha se i ndau varësia e tij për bixhozin, Getinjo reagon ndaj deklaratave të Vivien

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, është shprehur mes tjerash e përlotur Vivien.

Foto: Arkiv

“Kur gjërat i ndërpre një ves kaq i ndyr siç është bixhozi që prek gjithë familjen, prek të ardhmen, unë jam mundur shumë ta ndihmoja, edhe familja e tij është mundur shumë, edhe ai vetë është shumë i vetëdijshëm për këtë pjesë, por mjafton pak që njeriu të rrëshqas”, tha tutje ajo.

“Unë i ika kësaj lidhje, nuk e vë në dyshim që ai më ka dashur edhe unë atë, ne po mendonim për familje, gjërat ishin bërë shumë të thella, mu desh disa muaj që ta ndihmoja atë që të dilte nga kjo derisa një mëngjes pash disa lajme që qarkullonin në internet për këtë lloj teme dhe unë nuk dua të jem pjesë e kësaj kornize, nuk jam rritur ashtu dhe nuk kam pse të jem pjesë e kësaj gjëje”, deklaroi Vivien. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Kalo në kategori