Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për prestigjozen britanike “The Financial Times”, ka thënë se “veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë, dhe me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.
Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri.
Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, shkroi në Facebook, se Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiq dhe Sergey Lavrov.
“Të damkosur para shqiptarëve dhe komunitetit euroatlantik, serbomadhi Aleksandar Vuçiç dhe vasali i tij shqipfolës, albanofob, Edi Rama, vazhdojnë përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Kështu Vuçiq pas aktit terrorist në Banjskë dhe dështimit të kryengritjes së armatosur të organizuar prej falangave të kontrolluara tërësisht prej tij dhe tërheqjes së detyruar të njësive ushtarake që dislokoi me qëllim fillimin e një konflikti të ri në rajon, ka mobilizuar të gjithë politikën dhe diplomacinë e tij me kërkesën e vendosjes e komunave të veriut nën kontrollin e KFOR”, tha Berisha.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka thënë se tashmë Rama që konsideron tokën shumë shekullore të Kosovës tokë të askujt duhet bojkotuar, përçmuar dhe dënuar nga çdo shqiptar kudo që ai ndodhet.
Ndërsa, ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, bëri thirrje çdo shqiptari të protestojë e të kontribuojë me ç’të ketë mundësi për largimin e Ramës, siç tha “këtij antishqiptari të turpshëm, që kurrë si ka parë e as trajtuar trojet shqiptare si të gjakut të vet”.
“Ka ardhur koha që populli shqiptar të mos heshtë përpara një kryeministri të papërgjegjshëm”, u shpreh ai.
Po ashtu, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, tha se deklarimi i fundit i Ramës në “Financial Times”, është në retorikën e tij një qëndrim skandaloz ndaj interesave të popullit shqiptar.
“Kryeministri thotë për Kosovën se është ‘një vatër e nxehtë’ duke konfirmuar ekzistencën e një konflikti të ngrirë që për shumë kohë serbët dhe rusët kërkojnë që t’i japin formë në Ballkanin Perëndimor”.
“Kryeministri shprehet që Kosova është ‘no man’s land (tokë e askujt)’, që është shprehja më e rrezikshme dhe më e papërgjegjshme nga një kryeministër shqiptar,i cili ka edhe detyrimin kushtetues të mbrojë çështjen kombëtare”, deklaroi Nesho.
Edhe ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka reaguar Ramës.
Ajo konsideron se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht Edi Ramën në interpelancë për deklaratën e tij.
“Kosova është ‘tokë e askujt’. Skandaloze, antikombetare! Duhet hulumtuar origjina kombëtare e tij”, shkroi Tahiri.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaim, shkroi se thënia se diçka është e askujt, është ftesë për grabitqarë e plaçkitës.
“Nuk duhet të humbasim durimin me të në këto kohë kur kërkohet unitet, por duhet t’i shpjegojmë se Kosova është tokë e popullit të saj, me mbi 93% shqiptarë e pjesa tjetër minoritete me të drejta të gjera e të thella. Kosova ka institucione shtetërore profesionale, të vlerësuara ndërkombëtarisht si demokratike, më të drejta e më të pakorruptuara se vendet fqinjë.
E sa i përket kriminalitetit, Kosova ka kriminalitetin më të ulët në Ballkan, sipas monitoruesve ndërkombëtarë”.
“Përshembull, që ta kuptojë më mirë Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës sot nuk është në arrati prej drejtësisë të vendit të vet, por është në Bruksel si i ftuar, për të ligjëruar mbi rrugën evropiane të Kosovës”, u shpreh Zaimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit