LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet PDK: Qeveria po e thellon krizën politike dhe ekonomike, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Mblidhet PDK: Qeveria po e thellon krizën politike dhe ekonomike, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët në mes të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe koordinimin e agjendave të brendshme politike e legjislative të PDK-së, në fillim të Sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe një herë, në vazhdën e keqqeverisjes dhe veprimeve jo të përgjegjshme të Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me thellimin e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie, nga arsimi, ekonomia, shëndetësia, drejtësia e deri te diplomacia, po përkeqësojnë çdo ditë mirëqenien e qytetarëve dhe pozicionin e shtetit të Kosovës”, vijon tutje njoftimi.

Sipas tyre korrupsioni masiv që ka kapluar institucionet dhe zyrtarët e lartë të kësaj Qeverie, shpërfaq “paaftësinë e thellë dhe abuzimin e qëllimshëm me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare”.

Për PDK-në, kjo Qeveri tashmë e ka humbur çdo kredibilitet dhe nevoja për t’u rikthyer tek qytetarët, përmes zgjedhjeve të parakohshme, është e domosdoshme.

“Kosova, sot, para se gjithash, ka nevojë për një Qeveri kredibile, të përgjegjshme, të aftë dhe e cila, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, do ta rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thotë PDK.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes të gjitha organeve dhe zyrtarëve të saj, thotë se në të gjitha platformat e posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, mbetet e angazhuar që të mbrojë ligjshmërinë, interesin e shtetit dhe të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori