LAJMI I FUNDIT:

Përballja më e rëndësishme deri më tani, formacioni i mundshëm i Shqipërisë për duelin me Poloninë

Përballja më e rëndësishme deri më tani, formacioni i mundshëm i Shqipërisë për duelin me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Poloninë me fillim nga ora 20:45 në ‘Air Albania’ në Tiranë.

Kuqezinjtë do ta kenë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani, pasi një fitore eventuale do të bënte që evropiani të jetë më i mundur.


Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nuk pritet të bëj shumë ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar me Republikën Çeke ku morën një barazim të artë 1-1.

Në portë pritet të konfirmohet Etrit Berisha që bëri pritje të shkëlqyeshme në Pragë.

Edhe mbrojtja do të jetë ajo e Pragës me Hysajn në të djathtë dhe Mitajn në të majtë, derisa Ismajli dhe kapiteni Gjimshiti do të jenë në qendër.

Mesfusha gjithashtu do të jetë e njëjtë me Ylber Ramadanin dhe Krisjtan Asllanin në qendër dhe Nedim Bajrami më i avancuar.

Në sulm do të jetë Cikalleshi me Jasir Asanin në të djathtë dhe Myrto Uzunin në të majtë me sulmuesin e Garandas që duket se e ka fituar balotazhin me Taulant Seferin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Cikalleshi, Uzuni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori